• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja (apo shpërbërja) e PD, pritej

by Artur Ajazi
20/01/2023 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Prej 1 viti e ca, të gjithë shkruajnë, japin “receta”, këshillojnë, aludojnë, japin edhe konkluzione, lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike. Jo sepse i dhimbset ajo forcë politike, (për disa është edhe dhimbje) por sepse Shqipëria pa opozitë në demokraci, nuk ka besimin dhe seriozitetin e ndërkombëtarëve. Edhe pse 2 palë zgjedhje, u bënë pothuajse me një opozitë çalamane, dihet se zgjedhjet e 14 Majit duhet absolutisht të kenë edhe opozitën. Nuk mund të ketë fushatë, ashtu siç nuk mund të ketë zgjedhje dhe votime në 14 Maj pa pjesëmarrjen e opozitës. Kushdo qoftë kjo, PD, PR, PL, apo PDR, një opozitë bota demokratike e kërkon përballë një shumice qeverisëse në zgjedhje.

Demokracia kuptohet dhe pranohet, kur politika ka përballje mes shumicës dhe pakicës, në të kundërtën ke kaluar në monizëm. Por ç’ka ndodhur me Partinë Demokratike, me partinë që ka futur në “merak” një pjesë të shqiptarëve (pakicën) dhe një pjesë të ndërkombëtarëve ? Ajo parti sot, është  siç thotë populli “ku thërret qameti”. Një kryetar në “arrati”, një zëvëndës në Parlament, një kryetar në seli, dhe ca deputetë të ndarë, kush me Saliun, dhe kush me Bashën. Të dy grupimet ndodhen nën trysninë e kryetarëve. “Një parti me shumë pleq, kujt t’ja prish dhe kujt t’ja ndreq”- më tha një ditë një miku im deputet në grupin e Bashës.

Sipas tij “më marrin në telefon herë me oferta dhe herë me presione, dhe më kërkojnë afrimin me Saliun, se me Bashën unë nuk paskam të ardhme, por unë e di se, PD kurrë nuk bëhet më partia që ishte”. Dhe kështu ka vazhduar situata para dhe pas  revolucionit të dhunshëm të 8 Janarit, ku grupimi “Berisha” mësyu për të marrë selinë. Por të merresh sot me PD, nuk ka pse të mos thuash se, ndarja apo shpërbërja e saj pritej. U nda ajo parti në 1998, në 2001, u ribashkua në 2005 për hir të pushtetit. Tanimë u nda sërish, dhe shanset janë se, ribashkimi kurrë nuk do të jetë i mundur derisa Berisha të ketë në dorën e tij gjithçka në atë parti.

Pastaj, edhe vetë ai, sikur partia të ribashkohej sot, nuk e ka të sigurtë sa do të funksiononte ky proces. Gjërat kanë ndryshuar, ashtu siç ka ndryshuar edhe mentaliteti, forca dhe mënyra se si grupimi “Basha” kërkon dhe vendos kushte për ribashkimin. Ata nuk janë më “nën tutelën” e ish-liderit. E krijuan pavarësinë nga momenti kur e përjashtuan nga grupi parlamentar, apo edhe në muajt në vazhdim. Edhe përballja me “grupin e zjarrit” të Berishës në 8 Janar në seli, ishte një argument më shumë bindës, se grupimi “Basha” nuk është më vegël qorre e Berishës. Ata kërkojnë përfaqësim, kërkojnë të mbajnë vulën, të njihen se janë ata PD dhe jo Berisha.

Ajo ç’ka po ndodh me Sali Berishën sot, ndodhi 32 vite më parë me Ramiz Alinë. Edhe ai, mendonte dhe besonte se “e kishte situatën në dorën e tij” madje , “u rizgjodh president i parë  i një Shqipërie demokratike”, duke harruar se koha e tij kishte mbaruar qysh në 1990, dhe se sistemi ishte përmbysur. Berisha e ka ditur me kohë se, një situatë e tillë do të krijohej në Partinë Demokratike, qysh kur në atë seli shkeli këmba e Lulzim Bashës. Kjo për faktin sepse, Basha nuk mund të ecte pafundësisht nën gjurmën e Berishës, pasi koha dhe kushtet kishin ndryshuar. Ndoshta duhej të ishte shpallja “non-grata” dhe vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar, që Berisha të kuptonte dhe pranonte faktin se, ndarja e asaj partie ishte e pashmangshme.

 

Next Post
Emri/ Automjeti përplas këmbësorin, 61-vjeçari me urgjencë drejt spitalit. Ja kush është shoferja 23 vjeçare

Gjendet një person i pajetë në tunelin e Qafë Krrabës, policia publikon detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

January 20, 2026
Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

January 20, 2026
“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

January 20, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në

January 20, 2026
Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In