• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndaloi një grindje mes dy personave dhe u plagos, inspektori Çaushaj përfiton nga ‘Kreditë e lehtësuara”! Balla e viziton në shtëpinë e re

by Java News
29/12/2023 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri një vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili përfitoi nga programi i veçantë i aplikuar këtë vit, për dhënie kredie me interes zero për punonjësit e policisë që kanë nevoja urgjente për strehim.

Gjatë vizitës në shtëpinë e re të efektivit, Balla ishte i shoqëruar nga nga drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, drejtori i DVP Vlorë, Ermal Muça dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit lokal e Policisë së Shtetit.

Duke folur rreth programit qeveritar për akordimin e kredive me interes zero për disa kategori punonjësish të shtetit, përfshirë edhe të policisë, Balla theksoi se kjo është një mundësi e artë, për atë që janë të sapomartuar dhe deri në 40 vjeç.

“Synojmë që ta ngrejmë moshën, ta bëjmë 45 vjeç vitin e ardhshëm e kështu do të rritet edhe numri i përfituesve, të marrin një kredi me interes zero, dmth falas, për të marrë një shtëpi. Synimi ynë për të gjithë punonjësit e policisë, qoftë përmes trajtimit të duhur financiar, qoftë përmes këtij programi të kredive të lehtësuara, është t’u krijojmë një trajtim dinjitoz, sepse punonjësiit e policisë i shërbejnë  atdheut çdo ditë”, tha ministri.

Ai vuri në dukje se nga analizat e bëra rezulton se rreth 900 punonjës të policisë së shtetit nuk  kanë një banesë, prandaj në vitin 2024 dhe 2025 do të hapen më shumë kuota për aplikim, në mënyrë që të përfitojnë kredi të lehtësuara për shtëpi.

“Kur mora detyrën, – tha Ministri Balla – një nga angazhimet e mia ishte dhe kredia. Meraku i kryeministrit ishte nëse do arrinim që brenda festave të 2023, të kemi disa prej përfituesve. Në këtë raund të parë janë 92 të përzgjedhur si përfitues të këtij programi. Më frymëzon fakti që numri i punonjësve të policisë që aplikuan ishte i madh, dhe vitin e ardhshëm do të hapim një fashë më të madhe për të përfituar shtëpi me kredi të lehtësuar apo falas. Kemi diku te 900 punonjës policie pa një shtëpi. Imagjinoni çfarë sakrifice të punosh orar pa orar dhe mos kesh një shtëpi tënden. Në 2025 duam të kemi rreth 500 familje që të mund të përfitojnë”, u shpreh ndër të tjera ministri.

Inspektori i ri Redin Çaushaj u plagos duke ndërhyrë gjatë një grindje mes dy personave, edhe pse nuk ishte në detyrë para pak kohësh, por tashmë gëzon shëndet të plotë./m.j

Next Post
Beqaj nën hetimin e SPAK, avokati mbrojtës: Dëshira e Beqajt është që të zhvillohen këto hetime

Beqaj nën hetimin e SPAK, avokati mbrojtës: Dëshira e Beqajt është që të zhvillohen këto hetime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

September 28, 2026
“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com