Policia bën të ditur se ka ndaluar Skënder Jonuzajn, 56 vjeç, në lidhje me autobusin që u shkrumbua dje nga flakët në Krujë. Jonuzaj drejtonte mjetin me tarfa AA 584 MP, ndërsa ai është shoqëruar për të dhënë sqarime para grupit hetimor.
Ndërkohë, burime nga QSUT bëjnë të ditur se parametrat shëndetësorë të 11 të plagosurve që morën djegie ditën e djeshme, janë stabël.
Nga djegia e autobusit ku udhëtonin nga Vlora rreth 30 besimtarë ortodoksë, humbi jetën shtetësja Violeta Gjika. (javanews.al /r.a)