Nga bankat e shkollës tek çantat e nxënësit, telefoni celulare nuk do të jetë më pjesë e orës së mësimit
Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim pasues i viteve të mëparshëm që ndalon përdorimin e telefonave ne shkolle.
Fëmijët detyrohen të dorëzojnë telefonat në nisje të procesit mësimor në të kundërt nëse konstatohen me to dorëzohen në drejtorinë e shkollës.
Udhëzimi parashikon të marrin telefonat me vete vetëm ata nxënës që janë të justifikuar nga prindërit. Edhe këta të fundit e kanë të detyrueshme ti mbajnë pajisjet e fikura pa mundësi për të telefonuar apo për të dërguar mesazhe gjatë orës së mësimit.
“Sa ajo herë që e kam marrë e kam dorëzuar”, u shpreh një nxënës.
“Po e dorëzoj se mbase më mbasi ndodhte një gjë të keqe shkollë do ta marr mamin ose babi telefon”, tha një nxënës tjetër.
Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet edhe gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime të tjera disiplinore.

