Policia e Shtetit ka publikuar një tjetër video, si pjesë e fushatës së sensibilizimit të qytetarëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Në këtë video, duket se në autostradën Tiranë-Durrës është ndaluar nga policia një makinë me disa të rinj brenda, të cilët bënin gara shpejtësie, zigzage në rrugë dhe ishin rrezik për mjete të tjera në rrugë.
“Dokumentet, jeni dhe pa rrip sigurimi bashkë me pasagjerët, ka dy muaj që të ka mbaruar kolaudimi, do kalosh në komision dhe do tërhiqet edhe leja e qarkullimit”, i tha polici shoferit.
Djali shofer: I dimë rregullat ne, tani ça të detyrohem unë ty?
Polici: Tërhiqet leja e qarkullimit, do shkosh në komision
d.i.











