Një regjistrim audio zbulon momentet dramatike para dhe pas përplasjes fatale të një avioni pasagjerësh të Air Canada me një automjet zjarrfikës në LaGuardia Airport të Nju Jorkut, ku një kontrollues i trafikut ajror pranoi se “ka bërë një gabim”.
Sipas raportimit të New York Post, audio tregon tensionin e madh që mbizotëronte në kullën e kontrollit. Kontrolluesit e trafikut ajror u urdhëruan të thërrisnin një avion tjetër që po afrohej, për të anuluar uljen, ndërkohë që po zhvillohej incidenti tragjik që çoi në vdekjen e pilotit dhe bashkëpilotit të avionit.
Raportohet se automjeti zjarrfikës kishte marrë leje për të kaluar pistën 4 të aeroportit, para se kontrolluesit ta thërrisnin për të ndaluar. Në regjistrim dëgjohet kontrolluesi që thërret me urgjencë: “Ndalo, ndalo, ndalo… Truck 1, ndalo, ndalo, ndalo. Ndalo Truck 1. Ndalo”.
Një tjetër kontrollues u komunikoi pilotëve të një avioni të Frontier Airlines (fluturimi Delta 2603) të anulojnë uljen, para se të kthehej tek aviioni i Air Canada (fluturimi Jazz 646), i cili tashmë ishte përplasur me automjetin zjarrfikës.
Kontrolluesi i tha ekuipazhit të Jazz 646: “Po shoh që jeni përplasur me automjetin. Qëndroni aty ku jeni. E di që nuk mund të lëvizni. Makinat po vijnë drejt jush.”
Gjithashtu, kontrolluesit informuan pilotin e Frontier se pista do të mbetej e mbyllur dhe pyetën nëse dëshironin të ktheheshin në zonën e parkimit. Piloti u përgjigj: “Po ndodhin procedura, ajo që pamë nuk ishte mirë.” Kontrolluesi pranoi: “U përpoqa të komunikoj me ta… po përballemi me një situatë emergjente dhe e shkatërrova.”
Piloti i Frontier e qetësoi duke i thënë: “Jo, ke bërë më të mirën që mund të bëje.”











