• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndalimi i simboleve, shpërthejnë komunistët: Nisma e neofashistëve të PD, qesharake

by Java News
28/09/2017 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa, ka reaguar pas nismës së Partisë Demokratike për ta ndaluar dhe dënuar me ligj ekspozimin e simboleve të komunizmit. Xhafaj tha për Shqiptarja.com se Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet të bie pre e grackave të atyre që ai i quajti neofashistë.

“Kam dëgjuar edhe unë që Partia Demokratike është duke hartuar një projektligj për ndalimin e simboleve të komunizmit, sipas të cilit, kush kërkon të ekspozojë e ekspozon foto të Enver Hoxhës apo yllin partizan, ai ose ata do të dënohen me burg. Kjo është një çështje, të themi, e vjetër, që ka 27 vjet që e dëgjojmë! Po, kohët e fundit, po bëhet më shumë zhurmë për “çdekomunistizimin” e vendit dhe “çdekorimin” a heqjen e dekoratave, titujve e gradave komunistëve e kuadrove, të cilët kanë mbajtur poste të ndryshme në dekadat e socializmit dhe të pushtetit popullor!

Një çështje e vjetër, e thënë dhe e stërthënë, po Kuvendi i Shqipërisë, i ndodhur kësaj here nën presion, duket të jetë i vendosur për të miratuar ligji të posaçëm të “çdekomunistizimit” të vendit?!
Padyshim që ky është një ligj “qesharak”! Qesharak, se në këto 27 vjet të sundimit të borgjezisë nuk ka mbetur gjë pa thënë e pa bërë për “çdekomunistizimin” e vendit! Qesharak, se mbajtësve, dekoratat u janë dhënë në bazë të ligjeve të kohës së socializmit dhe për shërbime ndaj tij e jo në bazë të ligjeve të borgjezisë e për shërbime të shquara ndaj saj.

Asnjë vend në botë nuk e ka bërë një gjë të tillë! Enver Hoxha e dënoi me të drejtë regjimin e Zogut, po as mbretit e as oficerëve të tij nuk bëri ndonjë ligj të veçantë për t’u hequr gradat e për “çzogizimin” e vendit! Qesharak, se prej atyre që prek ky ligj, shumë vetë kanë vdekur dhe, pra, do t’u heqin gradat, dekoratat e titujt, pas vdekjes! Qesharak, se jo pak të tjerë të dekoruar po që janë gjallë dhe në udhëheqje të partive politike e të institucioneve të shtetit borgjez, prej të cilëve dikush edhe mund t’i ketë dorëzuar nga frika!

Jo një herë, Basha ka publikuar në televizion se PD-ja “e tij” do të propozonte të ndalen, të pengohen, me ligj simbolet e komunizmit, siç ka vepruar Gjermania me simbolet e nazizmit! Duke parë se reagimi i masave të thjeshta të popullit ka qenë i ashpër, “mendova” se Basha mund të ishte tërhequr nga deklarata të tilla luftënxitëse! Po, siç shprehet në pyetjen tuaj, kjo nuk qenka e vërtetë! Po përse ky Basha, simpatizant i nazizmit, as e propozoi e as nuk e bëri me ligj këtë gjë, kur në pushtet ishte partia e tij fashiste?! A nuk e di ky se në vendet e BE-së lejohen edhe simbolet, edhe veprimtaria e partive komuniste? Që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka edhe një grup komunistësh?! A të ketë harruar ky se, pasi e nxirren jashtë ligjit PKSh, me 1992, ishin të tjerë ata të cilët urdhëruan lejimin e veprimtarisë e të simboleve komuniste, si edhe rilegalizimin e PKSH-së, ritheksoj, të nxjerrë jashtë ligjit nga diktatura e PD-së? A s’e di Basha se faktori vendimtar që bëri zap nazizmin e Hitlerin ishte komunizmi – Bashkimi i madh Sovjetik me J. V. Stalinin në krye?

Ja pse, kjo që bën Basha, ngjan më shume si një presion për t’ua lënë të tjerëve “dobiçin” në derë! Basha “harron” se populli nuk i “han” këto “broçkulla” të tij! Regjimi i “Bashës” duhet të dijë se jo t’u hiqen titujt, gradat e dekoratat, komunistëve, kuadrove, intelektualëve dhe njerëzve të punës e të nderit në socializëm, po edhe kokat t’u  priten “dekomunistizimi” i vendit nuk arrihet të bëhet as në Shqipëri e as në botë!
As nga PD-ja, as nga PS-ja, as nga të tjerë!

Se komunizmin e mban gjallë jo dekoratat e gradat, jo propaganda e simbolet komuniste në vetvete, po pabarazia shoqërore, shtypja klasore e shfrytëzimi i egër borgjezo-kapitalist! Populli është ngopur me gënjeshtra! Borgjezia do ta gënjente popullin diçka më gjatë nëse ajo do t’i rriste atij mirëqenien materiale e kulturore, do t’i siguronte jetën e qetësinë, do ta trajtonte të barabarte me ligj, do ta bindte se po lufton me të vërtetë korrupsionin, mafien, trafiqet! Bëni kujdes, porosiste Enver Hoxha, se regjimi i Zogut nuk luftohet me llafe e me dekrete administrative, po duke punësuar gjithë njerëzit e aftë për punë, duke ngritur mirëqenien materiale e nivelin arsimor, shkollor e kulturor të të gjithë njerëzve, duke i çliruar ata nga taksat e tatimet deri në eliminin e plotë të këtyre, duke i kuruar e shëruar falas, përfshirë edhe ilaçet, duke i trajtuar të gjithë të barabartë para ligjit, duke u siguruar atyre jetën e qetësinë në fshat e në qytet, duke qenë një vend i lirë e i pavarur etj.

Komunistët e kanë thënë edhe herë tjetër, se Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet të bjerë në grackën e neofashisteve, as të bëhet vegël qorre e botës, po as të shërbeje si “pararojë” eksperimentale e BE-së! Socialistët nuk duhet ta bëjnë kurrë një gabim a budallallëk të tillë historik! Se, “ok”, po u heqin gradat lavdisë së LANÇ-it, po vete luftën a e heqin dot?! Basha e gjithë të tjerët duhet ta dinë mirë se “Populli mban shënim”!”

a.ç

Next Post
Përfshirja e SHBA në dialog, presidenti Thaçi së shpejti në Shtëpinë e Bardhë

Përfshirja e SHBA në dialog, presidenti Thaçi së shpejti në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 41-vjeçari

June 23, 2026
Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

June 23, 2026
“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

June 23, 2026
Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

June 23, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident rrugor në Fier–Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona

June 23, 2026
Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

June 23, 2026
E rëndë në Shkodër, hapet zjarr ndaj Policisë gjatë kontrolleve për kanabis, ndërhyn RENEA dhe FNSH

Operacion masiv në Krujë, qindra efektivë në terren, asgjësohen bimë narkotike

June 23, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

June 23, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

June 23, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Gogu: Reforma në drejtësi duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Ja tre prioritetet

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In