• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndal dhe huadhënia, kredia e re në euro në shtator më e ulëta në 10 vjet

by Ben Andoni
31/10/2015 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lekë, huaja e re është në nivelet më të ulëta të gati tre viteve. Stoku i kredisë tkurret me 1.8% me bazë vjetore…

Letra “kërcënuese” e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, që i paralajmëronte oficerët e kredisë se do ndiqeshin penalisht nëse nuk denonconin bizneset që aplikonin për hua me dy bilance, duket se e ka bërë punën e vet. Të dhënat e publikuara sot nga banka e Shqipërisë tregojnë se huaja e re në për ekonominë në shtator është më e ulëta në të paktën tre vjet, duke treguar qartazi për një stanjacion të huadhënies në vend. Në lekë, huaja e re në shtator ishte 6.1 miliardë lekë, me e ulëta që nga marsi i vitit 2013. Në euro, huaja e re për ekonominë në shtator ishte vetëm 31 milionë euro, duke shënuar nivelin më të ulët që nga marsi 2015.

Rënie ka shënuar dhe stoku i huasë, që zbriti me 1.8% me bazë vjetore në 546 miliardë lekë.
Në raport me një muaj më parë, rënia e stokut ishte 0.7%, kryesisht si rrjedhojë e tkurrjes së kredisë në valutë.

Në rezultatet e vrojtimit të kredisë për tremujorin e tretë u raportua se, bankat kanë vlerësuar në rënie kërkesën e bizneseve për kredi, për të tretin tremujor rresht. Balanca neto e kërkesës së vlerësuar është -10.4%.

Bankat kanë lajmëruar se rënia e vlerësimit për kërkesën në total u ndikua nga rënia e kërkesës së ndërmarrjeve të mëdha. Ndërkohë, kërkesa e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vlerësohet të jetë rritur në tremujorin e tretë.

Sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa e bizneseve për financimin e investimeve ka pësuar rënie më të theksuar sesa kërkesa për financimin e kapitalit qarkullues, bazuar në opinionet e bankave.
Bankierët pohojnë se arsyeja kryesore që ata nuk po japin hua është mungesa e projekteve të mira për investime nga ana e biznesit. Aksioni antiinformalitet nga ana tjetër, i shoqëruar me ndryshime ligjore që parashikojnë nivele ndëshkimi shumë të larta dhe diskutimet për ndryshimet në Kod për ndjekje penale për evazorët kanë krijuar një psikozë frike tek biznesi, që po reflektohet qartazi në frenimin e investimeve dhe si rrjedhojë dhe kërkesës për hua.

Nga ana tjetër edhe bankat kanë shtuar ndjeshëm kujdesin në kredidhënie, pasi huatë e pakthyera në afat vazhdojnë të jenë mbi 20%.

Negativisht ndikoi dhe një letër që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) u nisi në shtator të gjitha bankave tregtare në vend, ku u rikujton dhe i “palajmëron” se në rast se nuk raportojnë rastet kur konstatojnë se subjektet tregtare kanë bilance të dyfishta, oficeri i bankës mban përgjegjësi penale. Monitor/

Next Post

"Kaubojsi" i Lezhës kundër Berluskonit: Nard Ndoka, i pazëvendësueshëm (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
Shqipëria, Enver Hoxha dhe ‘hoxhizmi’

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In