• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ndajeni mendjen, diktaturë apo qeveri e rënë?!

by S M
26/06/2019 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Këto ditë po i fryhet shumë një retorike që lidhet me diktaturën dhe rikthimin e saj. Po merret si argument kryesor fakti që zgjedhjet e 30 qershorit po zhvillohen pa konkurentin kryesor në garë: opozitën zyrtare. Në anën tjetër, kësaj rrethane realisht të prekshme dhe të shëmtuar (të krijuar nga ikja vullnetare e opozitës nga institucionet), po i bashkangjitet koncepti se “Edi Rama i ka marrë të gjitha, është bërë i gjithëpushtetshëm, një Enver Hoxha i dytë”!

Përkrahës të opozitës, intelektualë pranë saj, mediat që e mbështesin dhe vetë eksponentët e PD-LSI, kanë ndërtuar një gogol me shumë pamje, të cilat në fakt shumë shpesh janë kontradiktore dhe kundërthonë njëra-tjetrën.

Nga njëra anë Edi Rama përshkruhet si lideri që ka gllabëruar pushtetet ekzekutive e legjislative, që kontrollon drejtësinë, që dhunon mediat, që ka në çdo xhep të kostumit një miliarder që e paguan dhe që ka shkelur me këmbë të drejtat politike e civile në vend.

Në anën tjetër po ky person tallet, ironizohet, përqeshet e nënçmohet nga të gjitha drejtimet e imagjinueshme, për dobësinë e qeverisjes, për pamundësinë për të gjeneruar lidership, për faktin që tashmë shteti që drejton ka marrë rrokopujën dhe që nuk tremb dot as pulat e lagjes! Lulzim Basha i hap dhe i mbyll fjalimet e tij nëpër protesta me frazën “Edi Rama ka rënë”. Basha e ka “rrëzuar” Ramën sa herë që opozita ka pasur protesta. E megjithatë vetë Rama vijon të jetë në zyrën e punës.

Prenotimi i pushteteve nga një person si Edi Rama është diçka tejet e debatueshme në ditët e sotme. Njeriu që premtoi drejtësi për 21 janarin sot shkon e vendos lule me pleq e plaka në Bulevard pa vënë asnjë gram drejtësi mbi atë ngjarje tragjike, megjithëse premtoi papushim se do ta bënte këtë “sapo të hynte në Kryeministri”. Personi që sot akuzohet se kontrollon gjithçka, i ka thuajse të gjithë kundër. Merrni telekomandën e televizorit dhe hidhini një sy debateve televizive të mbrëmjes. Një kor i pafund kritikash e jo rrallë sharjesh e fyerjesh për “Erdoganin shqiptar”. I cili për çudi nuk është në gjendje as të dënojë ata që i urinojnë tek dera e zyrës!

Opozita dhe ata që e përkrahin duhet të marrin një vendim të thjeshtë: ose Edi Rama është diktator dhe po kthen fantazmën e Enver Hoxhës, ose është një kryeministër i dobët që nuk di ku ka kokën dhe pushtetin! Të dyja s’mund të jenë njëherësh të vërteta. Ose kemi një qeveri diktatoriale, ose kemi një qeveri të rënë!

Puna është se kur mundohesh të justifikosh dobësinë e lidershipit tënd dhe pamundësinë për të fituar me garë, siç bën Lulzim Basha, do të biesh në sofizma dhe kontradikta si kjo që përshkruam.

Shqipëria nuk ka asnjë shans të rrëshqasë në diktaturë. Loja me këtë fantazëm vetëm sa të bën të qeshësh për mungesën e sinqeritetit të atyre që e nxjerrin nga goja këtë shprehje. Një vend ku të gjithë shtrihen barkaz sapo flet një ambasador i huaj, gjithçka mund të jetë, përveçse diktaturë!

Shqipëria ka shtet të dobët, jo shtet diktatorial. Nëse korrupsioni dhe keqqeverisja ngatërrohet me diktaturën, atëhere këtu kemi të bëjmë me një kamuflazh të keq të asaj që po ndodh sot në këtë vend. Prandaj nëse të dielën njërës palë i ka lindur në zemër që të mos paraqitet në zgjedhje, mos gënjeni shqiptarët se po vjen diktatura. Thjesht po fitohet një ndeshje në tavolinë, për mosparaqitje të ekipit kundërshtar. Kjo po ndodh…

Next Post
Ngecin në Vetting prokurori që hetoi Dritan Dajtin dhe gjyqtari që i ishte refuzuar viza nga SHBA

Ngecin në Vetting prokurori që hetoi Dritan Dajtin dhe gjyqtari që i ishte refuzuar viza nga SHBA

Comments 1

  1. Jetmiri says:
    7 years ago

    Basha eshte politikani me deshtak qe ka pasur ndonjehere Shqiperia,per fat te keq Rama me Bashen perballe do qeverisi sa ti doje qefi,kurse sa per instalimin e diktatures eshte nje perralle qe nuk e besojne as militantet me ekstrem te PD-se e jo me populli i thjeshte…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

December 26, 2025
Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

December 26, 2025
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore njofton masat

December 26, 2025
SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

December 26, 2025
Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

December 26, 2025
Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

December 26, 2025
Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mbi gjysma e të majtëve simpatizojnë Ramën dhe mbi gjysma e të djathtëve Berishën, por…

December 26, 2025
SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com