• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndaj Britanisë do të vlejë modeli i marrëdhënieve BE-Norvegji

by Aalison Pearse Stevens
28/06/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas votës historike britanike për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, udhëheqësit e vendeve anëtare po debatojnë marrëdhëniet e ardhshme me vendin që së shpejti do të jetë ish anëtar. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha në parlamentin gjerman të martën se ndonëse Britania do të humbë privilegjet e saj si anëtare e BE-së, ajo do të mbetet aleat i ngushtë në NATO. Ajo tha se BE-ja nuk duhet të harrojë çështjet tjera të ngutshme, siç është kriza e migruesve, por duhet të ngrihet edhe më e fortë dhe të shmangë shpërbërjen e mëtejme.

Ajo përmendi Norvegjinë si një shembull se mund të jenë marrëdhëniet ndërmjet Britanisë me Evropën, një vend jashtë BE-së që ka qasje ne tregun e lirë për shkak të vullnetit që të respektojë lëvizjen e lirë. Kancelarja Merkel, tha se asnjë diskutim formal lidhur me marrëdhëniet e ardhshme nuk mund të hapet përderisa Britania nuk fillon procedurat formale të largimit.

Në një takim të jashtëzakonshëm të Parlamentit Evropian për të diskutuar votën britanike, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se shpreson që Britania do të ruajë marrëdhëniet miqësore me BE-në, por nënvizoi se negociatat nuk janë të mundura përderisa Britania nuk e sqaron pozicionin e saj.

“Në nuk mund të lejojmë që të mbetemi në një periudhë të zgjatur pasigurie” tha ai.

Votuesit britanikë miratuan largimin nga BE-ja me një epërsi të ngushtë, por kryeministri David Cameron, tha se parlamenti duhet të ratifikojë vendimin para se të fillojë procesi i largimit. Cameron tashmë ka paraqitur dorëheqjen duke theksuar se do të respektojë rezultatet e referendumit, ndonëse teorikisht, qeveria mund të përmbysë atë. Nëse parlamenti ratifikon vendimin, procesi i largimit mund të zgjasë dy vjet dhe brenda asaj kohë, Mbretëria e Bashkuara do të vazhdojë të jetë formalisht anëtare e Bashkimit Evropian.

ma.me

Next Post

Tetë arsye për ta çuar fëmijën e vogël në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In