Kinematografia shqiptare ka humbur një tjetër artist të shquar. Lazër Filipi, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare.
Aktori dhe skenaristi i njohur u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Mjeshtri Lazër Filipi, la pas një trashëgimi mjaft të madhe. Ai interpretoi të paktën 80 role në teatër dhe kinematografi.
Në ndert të tij do të zhvillohen homazhe ditën e diel nga ora 10. Deri në orën 12.00 në ambejntet e Teatrit Kombëtar./a.m.