Këngëtari i mirënjohur grek Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë parakohe, duke lënë në zi artin grek.
Sipas korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, Mazonakis pësoi një atak kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Elpis, ku edhe ndërroi jetë.
Ai u shua sot, në moshën 54-vjeçare. Mazonakis konsiderohej një prej figurave më të rëndësishme të skenës muzikore greke.











