• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

by A R
29/06/2025 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Dhimitri ishte shtruar prej disa javësh në spitalin e Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit.

Ky është një lajm shumë i trisht për komunitetin e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, pasi Imzot Dhimitri ishte nga të parët Mitropolit që formuan Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me përpjekjet e Kryepiskopit të ndjerë Anastas pas viteve 90.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bën me dije se shërbesa e varrimit të Imzot Dhimitrit do të kryhet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, më 1 korrik ora 11:00.

Njoftimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë për fjetjen në Zotin të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë, Imzot Dhimitrit. Gjatë periudhës së fundit, Hirësia e Tij ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hirësia e Tij nuk arriti ta mposhtte sëmundjen dhe fjeti në Zotin sot, më 28 qershor 2025, në orën 20:30, si pasojë funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri, u lind në Serres të Greqisë, në shtator të vitit 1940. Studimet i kreu në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, ku edhe u diplomua.

Jeta e tij u karakterizua nga përkushtimi i plotë ndaj Kishës. Ishte anëtar i vëllazërisë monastike të Manastirit të Hirshëm të Shën Ekaterinës në Malin Sinai (Egjipt), ku u bë murg në vitin 1974. Në këtë manastir, ai punoi në fushën e paleografisë dhe të sistematizimit të dorëshkrimeve të vjetra, të cilat përbëjnë një nga pasuritë më të njohura të këtij manastiri. Ai iu bashkua veprimtarisë misionare të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që në hapat e saj të parë, pas mbërritjes së Kryepiskopit Anastas në gusht të vitit 1991. Nga vjeshta e vitit 1994 shërbeu si Protosingjel i Mitropolisë së Gjirokastrës.

Zgjedhja e Hirësisë së Tij në fronin e Mitropolisë së Gjirokastrës u bë më 11 nëntor 2006, nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas Asamblesë së Përgjithshme Klero-Laike, e cila miratoi Statutin e Kishës. Ai u dorëzua episkop më 16 nëntor 2006, në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Tiranë, ndërsa ceremonia e fronëzimit të tij u krye më 26 nëntor 2006 në Gjirokastër, në Kishën e Shenjtë të Kryeengjëjve.

Gjatë periudhës së shërbesës së tij si mitropolit, Hirësia e Tij dha një kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e Kishës Orthodhokse në Shqipërinë e Jugut. Me zell të palodhur dhe dashuri të madhe, e udhëhoqi shpirtërisht grigjën e tij për 19 vjet, duke ndërtuar kisha, zhvilluar katekizmin dhe veprimtarinë filantropike, si dhe duke forcuar jetën shpirtërore të besimtarëve. Dallohej për njohjen e thellë të Traditës Orthodhokse dhe formimin e tij biblik, duke qenë një mbështetje e sigurt për grigjën e eparkisë së tij. Për një periudhë të gjatë shërbeu me përkushtim si Zëvendëskryetar i Fondacionit Arsimor “Fryma e Dashurisë” të themeluar nga Kryepiskopi i ndjerë Anastas, duke kontribuar në mënyrë thelbësore në zhvillimin dhe përparimin e arsimit orthodhoks.

Në kishëzën e Kryepiskopatës së Shenjtë të Tiranës u krye shërbesa e përshpirtjes (trisaia) për prehjen e shpirtit të tij në tendat e të drejtëve.

Shërbesa e varrimit do të mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, më 1 korrik 2025, në orën 11:00.

“E çmuar është në sytë e Zotit vdekja e besnikëve të tij” (Psalm 116:15).

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Nga Kryesekretaria e Sinodhit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Next Post
Dy vatra zjarresh ende aktive, shuhen 45 të tjera. Tymi vështirëson qarkullimin në rrugën Lezhë–Shkodër

Dy vatra zjarresh ende aktive, shuhen 45 të tjera. Tymi vështirëson qarkullimin në rrugën Lezhë–Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

December 26, 2025
Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

December 26, 2025
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

December 26, 2025
“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

December 26, 2025
Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

December 26, 2025
Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

“Protestat e PD janë si funeral”, Spahiu: S’kanë rrëzuar dot kurrë një qeveri! Partitë e vogla kanë…

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com