• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë Kurt Kola/ Vuajti 45 vite në kampet e internimit dhe burgjet e komunizmit

by Java News
29/01/2022 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Kurt Kola, ish-i i përndjekur politik në kohën e komunizmit dhe mbrojtës i të drejtave të ish- të përndjekurve. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Bilal Kola, i cili thekson se ndërroi jetë nga pasojat e post-COVID. Sipas të birit, ai luftoi për rreth 1 muaji me Covid, duke e mposhtur, por rreth një muaji pasi kaloi koronavirusin Kola pësoi një komplikacion të rëndë në mushkëri, e cila rezultoi goditje fatale.

‘Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale. Eshte thuajse rregull perbashkues qe njerezit e zakonshem kane tendence te natyrshme dy procese ne jete: 1. Te minimizoje dhimbjet; 2. Te maksimalizoje kenaqesite. Njerezit e jashtezakonshem fale konshiences se tyre te lartesuar, bejne perjashtim nga ky rregull. Ata gjithmone zgjedhin me koshience te bejne gjene e drejte, pavaresisht se kjo mund tu shkaktoje dhimbje! Kurt Kola nuk eshte thjeshte 1 njeri i jashtezakonshem, por eshte individi me I JASHTEZAKONSHEM qe une njoh! Lamtumire babush, jam i sigurte qe Shpirti yt do prehet ne Parajse! Homazhet mortore kryhen nga ora 16:00 e dites se sotme, deri ne oren 11:00 te Dielen, tek Salla Internacional, mbrapa Raifeissen Bank- Rr. Kavajes. Ceremonia mortore e varrimit kryhet diten e diele ne ora 11:00, Varrezat Sharre.- njofton i biri.

Kush ishte Kurt Kola
Kurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik. Në vitin 1945 [1]kur ishte vetëm 8 vjeç ai u mor nga shkolla nga dy partizanë dhe u internua bashkë me familjen e tij të përbëra nga 13 persona. Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak.

Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës [2] deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet dhe uli luftën e klasave, gjë e cila u transmetua edhe në Shqipëri. Rreth moshës 15-16 vjeç ai arrestohet dhe dënohet në burgun e Gjirokastrës e cila ishte një galeri nëntokësore. Dënimet e tij ishin të vazhdueshme njëri pas tjetrit. Dënimi i fundit ishte më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar 1990. Më 10 mars 1991 ai shkon në Greqi i paisur me kartën e refugjatit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB ku dhe tentoi të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti u rikthye në Shqipëri pas 1 viti pasi djali i tij studionte në gjimnaz. Për disa vite ai ka qenë kryetari i të burgosurëve politik i zgjedhur me votë nga delegatë nga e gjithë Shqipëria Ai është dënuar sërisht me 4 muaj burg sepse drejtoi grevën e urisë për ish të përndejkurit politik. Kurt Kola ka shkruar gjithëashtu edhe dy libra Ëndërra burg dhe Shqipëria Burg në të cilat flet për kalvarin e tij nëpër burgje.

g.kosovari

Next Post
“Vuaj nga ankthi!”/ Aktorja Monika Lubonja rrëfen periudhën e vështirë të jetës së saj: 19 vjeç shkova në spitalin psikiatrik. Si i kalova prangat e babait

"Mezi pres të dal nga Big Brother e të shkoj te psikiatri", Monika Lubonja nuk e duron dot më mbylljen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

January 2, 2026
Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

January 2, 2026
Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën. Shkak, mungesa e reshjeve

Mungesa e gjatë e reshjeve, Liqeni i Fierzës shënon sërish rënie

January 2, 2026
Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

January 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

January 2, 2026
Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

January 2, 2026
Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

January 2, 2026
Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

January 2, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Dëbora zbardh Qarkun e Shkodrës, autoritetet apel për kujdes në rrugë

January 2, 2026
23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com