• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta Kozara Kati, nga të parat aktiviste të shoqërisë civile në Shqipëri

by A R
10/10/2022 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kozara Kati, një emër i njohur i shoqërisë civile në Shqipëri është ndarë nga jeta sot në orët e para të mëngjesit.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga familja dhe miqtë.

E ndjera vuante nga diabeti dhe jeta i është ndërprerë pas një ndalimi të zemrës natën mes 9 dhe 10 tetorit.

Kozara do festonte këtë dhjetor 76-vjetorin e lindjes.

Ajo ishte një nga drejtueset e para të shoqërisë civile në Shqipëri. U angazhua për gati dy dekada me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

“Znj. Kozara Kati ka dhënë një kontribut të pazevëndësueshëm për zhvillimin e Shoqërisë Civile në vend, sidomos në fushën e të Drejtave të Njeriut, të Drejtat të Fëmijëve, mbështetjen për barazinë gjinore dhe mosdiskriminim. Kujtimi i saj do të mbetet i paharrueshëm për natyrën e saj të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe dashamirësinë në marrdhëniet njerëzore” – thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

Bashkë me nënën e saj Fedra, motrën Pranvera, vëllain Adrian dhe djalin Denis, Kozara Kati kaloi një pjesë të jetës në internim gjatë viteve të komunizmit, pas dënimit të babait të saj, ish-ministrit Vasil Kati.

Pas ndërrimit të sistemit në vitet ’90 ajo punoi si përkthyese, mësuese dhe më pas u angazhua me lëvizjet e shoqërisë civile, në disa prej të cilave ishte ideuese dhe organizatore.

Lamtumira dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen nesër. Varrimi bëhet në orën 11:00 në Sharrë, ndërsa familja pret ngushëllime sot pas orës 16:00 tek FU Univers, rruga Bardhyl në Tiranë.

/a.r

Next Post
SPAK ‘godet’ sërish Alqi Bllakon, nis hetimi pasuror ndaj deputetit të PS

Lirimi i Alqi Bllakos, SPAK kërkon rikthimin e masës 'arrest me burg'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com