• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe ushtaraku madhor, figurë e luftës anti-fashiste

by A R
22/06/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje u nda nga jeta një nga figurat e shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare, Sul Domi.

Në moshë fare të re ai iu bashkua luftës për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë. Këtë luftë ai mbrojti me përkushtim të rrallë deri në fundin e jetës, duke qenë dhe një nga veteranët më aktivë dhe nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it për shumë vite.

Ja si e ka shprehur ai qëndrimin për luftën antifashiste në një intervistë të para disa viteve, duke folur për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë më 10 korrik 1943, 75-vjetori i të cilit do të kremtohet pas pak ditësh:

“Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Labinot të Elbasanit ishte një ngjarje e rëndësishme që do të përcaktonte dhe fatin e luftës Nacionalçlirimtare e çlirimin e  vendit. Në fillim të korrikut 1943 situata politiko-ushtarake, e brendshme dhe e jashtme në Shqipëri, ishte krejtësisht në favor të Luftës NaÇl të popullit shqiptar, e cila pas Konferencës historike të Pezës kishte marrë masa të gjëra dhe ishte gjithnjë në rritje, drejt kthimit të saj në Kryengritje të Përgjithshme Popullore kundër pushtuesit fashist italian. Barrën e rëndë të bashkimit të popullit shqiptar në një front të vetëm dhe hedhjen e tij totalisht në luftën për çlirimin e plotë të atdheut e mori përsipër PKSh, e vetmja forcë politike që merrte përsipër një  mision të tillë”, ka deklaruar Sul Domi shkruan Dita.

Pas luftës, Sul Domi ka mbajtur detyra të rëndësishme e përgjegjësi të larta shtetërore. Ka qenë ushtarak madhor në Ministrinë e Mbrojtjes, shef shtabi dhe komandant i përgjithshëm i Artilerisë i Republikës nga viti 1965 deri më 1982.

Ka qenë në katër legjislatura (1970-1984) deputet në Kuvendin Popullor si përfaqësues i rrethit të Matit.

Homazhet për nder të Sul Domit do të zhvillohen sot nga ora 10 deri në 11 në Muzeun e armëve të Ministrisë së Mbrojtjes, nga ku do të bëhet edhe përcjellja për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në orën 12.

Redaksia e JavaNews i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes./a.m.

Next Post
Hakmarrja tregtare, hyjnë në fuqi tarifat e reja të BE ndaj mallrave amerikane

Hakmarrja tregtare, hyjnë në fuqi tarifat e reja të BE ndaj mallrave amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In