• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skënderbeut

by A R
07/06/2023 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skënderbeut Festim Fetollari.

Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para te rinjve të Skënderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte te vështirë për ta vijuar normalisht stërvitjen.

Ndaj dhe vendos ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg, ishte me pranë këtij qyteti. Trajnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë përfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre.

Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skenderbeut aty ku luan deri ne vitin 1999, për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist.

Më vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në kategorinë e parë. Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë se futbollit pogradecar ku mori përsipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U11, të cilëve iu mësonte magjinë e kësaj loje.

Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit, Pogradeci dhe Skenderbeu kanë humbur nje nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “racë” mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar.

/a.r

Next Post
Taulant Balla paraqitet në SPAK

Taulant Balla paraqitet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com