Ndahet nga jeta deputeti i Parlamentit të Kosovës pas një sulmi në zemër.
Bojan Stojanoviq, nga Lista Serbe, po ashtu është edhe zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.
Ai humbi jetën një natë më parë.
Bojan Stojanoviq, ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës, dhe e ka mbajtur atë post deri në dhjetor 2013.
Që nga viti 2008, ai është anëtar i Kuvendit të Prishtinës.