• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta aktorja e njohur franceze, Michèle Morgan

by Java News
22/12/2016 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Michèle Morgan, aktorja franceze e cila la gjurmë në kryeveprën “Port Of Shadows” dhe e cila gjatë qëndrimit të përkohshëm në Hollywood e prezantoi Frank Sinatrën me audiencën e filmit në rolin e tij të madh, ka vdekur në moshën 96 vjeçare, shkruan Koha Ditore.

Presidenti francez François Hollande dha lajmin për vdekjen e saj, duke e cilësuar “elegante, hijerëndë, legjendë që la shenjë te shumë gjenerata… Regjisorët më të mëdhenj u thirrën në emër të saj dhe ajo ishte pjesë e kryeveprës që ende jeton në kujtesën e të gjithëve”, shkruan WashingtonPost, transmeton “Koha Ditore”. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, rreth vdekjes së saj të martën.

Në një karrierë gati shtatë dekadëshe, Morgan ishe e njohur për rolin e femrës fatale në “Port of Shadows” (1938), një film në zemër të lëvizjes poetike të realizmit në kinemanë franceze. Sado të kushtueshëm që dukeshin vizuelisht, shpesh filmat përfshinin personazhe të klasës punëtore dhe të dëbuar nga shoqëria, fati i të cilëve është jashtë kontrollit – në esencë, pararendës në botën cinike dhe të ligë të filmit noir amerikan.

 

“Port of Shadows” solli Jean Gabin, yllin më të madh francez, si një desertor i ushtrisë në arratijse. Ai e shijon pasionin me 17 vjeçaren varfnjake (Morgan), para se ajo përfundimisht vulos dënimin e tij përmes bashkëpunimit me dy figura të neveritshme të nëntokës.

Filmi nën regji të Marcel Carnes dhe skenar të Jacques Prévert, kishte ekipin i njëjtë që ishte edhe prapa filmit “Daybreak” (1939) dhe “Children of Paradise” (1945), të vlerësuar si shembuj të kinemasë më sublime franceze. E zhytur në mjegull e melankoli, “Port of Shadows” më pak shqetësohet për makinerinë e ngjarjes duke krijuar një atmosferë stabile të zymtësisë së pakompromis.

Kritiku i filmit Pauline Kael, dikur e kishte quajtur këtë film “frymëmarrje e ajrit të pastër për shikuesit amerikan të filmit, me optimizëm bosh”. Filmi po ashtu e promovoi Morgan si yll ndërkombëtar për dy dekadat e ardhshme.

Pas një serie me role të “zonjës së errët”, shumicën prej të cilave i luajti përkrah të dashurit të saj, Gabin, ajo e kaloi kohën e Luftës së Dytë Botërore duke bërë filma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte e përfshirë në role në “Joan of Paris” (1942) me Paul Henreid dhe “Passage to Marseille” (1944) përkrah Humphrey Bogart.

Ajo ishte kandidatja kryesore për rolin e Ingrid Bergman në “Casablanca” por “RKO” kishte kërkuar një pagesë shumë të lartë, që rivali “Warner Bros” nuk kishte mundur ta përballojë. E në vend të këtij filmi, ajo ishte shfaqur në “Higher and Higher” (1943), një mjuzikël me Sinatran.

“Pse të shikosh mbrapa”, i kishte thënë ajo “New York Times”-it, pak vite më vonë. “Isha aq e re asokohe, aq e mjerueshme me përpjekjet e mija të varfëra për anglishte”. Me përfundimin e luftës, ajo ishte rikthyer në Francë dhe mënjherë e kishte vazhduar karrierën me paraqitjen në “Pastoral Symphony” (1946), bazuar në një rrëfim për laureatin e ardhshëm të çmimit “Nobel”, Andre Gide. Mogan fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Cannes për portretizimin e një vajze të verbër jetime që ishte dashuruar me një pastor të martuar zviceran.

“Performanca e Morgan është një vepër e holluar arti – e butë, krenare dhe e dhimbshme në mënyrën sesi ajo përçon ndjenjat e të qenit të verbër”, kishte shkruar kritiku i filmit i “Neë York Times”, Bosley Crowther.

Në “The Fallen Idol” (1948), një dramë që bazohej në një rrëfim të Graham Greene Morgan do ta shtonte thellësinë e ndjesisë me rolin e një dashnoreje të një shërbëtori të ambasadës, (Ralph Richardson) që akuzohej se kishte vrarë gruan e tij mizore.

Përgjatë viteve ‘50, Morgan mbeti zonja më e shquar e Francës, shpesh herë edhe nëpër pjesë filmike romantike, të shkeljes së kurorës e melodramatike. Ajo po ashtu kishte luajtur në shumë role historike, përfshirë atë të Joan of Arc në “Daughters of Destiny” (1954), Joséphine de Beauharnais në “Napoléon” (1955) përkrah me Daniel Gélin dhe Marie Antoinette në “Shadow of the Guillotine” (1956).

Një nga performancat më të ndjeshme të saj ishte ajo e gruas së divorucuar që në fillim reziston ndarjen por më pastaj bie në dashuri me një oficer (Gérard Philipe) në filmin “The Grand Maneuver” (1955), me regji të Rene Clement.

Simone Renée Roussel u lind në periferi të Parisit më 29 shkurt të vitit 1920 dhe ishte rritur kryesisht në Dieppe. Pas studimeve me aktorin René Simon, ajo hyri në botën e filmit në mes të viteve ’30 dhe u zbulua nga regjisori Marc Allegret, që gjithashtu i kishte udhëhequr në fillim të karrierës Simone Simon dhe ¬Jean-Pierre Aumont, pwrgatiti Express. (b.an)

Next Post
Në këtë ditë, më 22 Dhjetor, Walesa u bë president i Polonisë, lindi Rasine dhe Puçini

Në këtë ditë, më 22 Dhjetor, Walesa u bë president i Polonisë, lindi Rasine dhe Puçini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In