Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur Naun Shundi u shua në moshën 66-vjeçare duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë.
Shundi, aktori i dhjetëra roleve, mbylli sytë në Spitalin Universitar Nënë Tereza, ku merrte trajtim prej 22 gushtit.
Për shkak të sëmundjes se kancerit të lëkurës nga e cila vuante, Naun Shundi u dërgua fillimisht nga familja e tij për kurim në Francë, e më pas u soll në Shqipëri për të marrë trajtim në QSUT, shpenzimet e të cilave do të mbuloheshin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kulturës.
Veprimtaria:
Naun Shundi ka lindur më 3 shkurt të vitit 1959 në Tiranë. Ai u diplomua si regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës më 1977, ndërsa më 1983 u diplomua aktor në Institutin e Lartë të Arteve.
Më pas Shundi u emërua aktor në Teatrin Kombëtar e në 1985 u transferua si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” Në Bajram Curri. Një vit më vonë, Shundi u rikthye në Teatrin Kombëtar.
1993-2000 – Pedagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve.
1995 – Specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht. Aktualisht aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë
Shundi ka punuar gjatë në Teatrin Kombëtar shqiptar, ku ka vepruar si aktor, regjisor, dramaturg dhe pedagog. Ai ishte gjithashtu aktor filmi dhe moderator i njohur në radio .
Shundi themeloi në shtëpinë e tij një teatër dhome të quajtur “Zonja e bujtinës”. Ai e quajti kështu në nder të bashkëshortes së tij dhe partneres së tij artistike.











