Drejtoria e Burgjeve ka ndarë nga njëri tjetri të arrestuarit Emiliano Shullazi, kushëririn e tij Blerim Shullazi dhe krahun e tij të djathtë Gilmando Dani.
Emiliano Shullazi tranferohet nga burgu 302 në Tiranë, në paraburgimin e Elbasanit.
Lajmin e bën të ditur Drejtoria e Burgjeve, e cila njofton se Shullazi është dërguar në paraburgimin e Elbasanit, në sektorin VIP, aty ku ka qëndruar dhe Vladimir Gjuta.
Ndërkohë i arrestuarit tjetër, Blerim Shullazi është transferuar në paraburgimin 313 “Jordan Misja”, ndërsa Gilamando Dani në Burgun e Fushë-Krujës.