Ndahen Soni dhe Mirko…
Ndërsa Soni vijon në Tiranë karrierën e saj muzikore, burime të afërta të saj tregojnë se Soni Malaj ka nisur proçedurat e divorcit me bashkëshortin e saj, Mirko Lucarelli.
Këngëtarja dhe balerini kishin 4 vjet të martuar së bashku, pas një dasme të shumëpërfolur në Spanjë, e më pas u bënë edhe prindër të një vajze, Anës, e cila tani është 3 vjeç e gjysëm.
Aktualisht Mirko qëndron në Itali ndërsa vajza e tyre jeton me të ëmën, në Tiranë. Nuk dihet se cili prej të dyve do ta fitojë kujdestarinë e saj.