Ankohen serbët: Gjatë rrugës për në Tiranë patëm një incident
Pas akomodimit në Tiranë përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit kanë deklaruar se autobusi i tyre u qëllua me gurë gjatë kohës kur po udhëtonin nga aeroporti i Rinasit drejt kryeqytetit. Gjatë një konference për shtyp përfaqësuesit e Federatës thanë se incidenti ndodhi në mes të rrugës, por pas ndërhyrjes së policisë shqiptare çdo gjë shkoi normalisht dhe nuk pati incidente të tjera.
“Diku në mes të rrugës kishte një sulm me disa rrugë, por jo ndonjë dëm të madh. Reagimi i policisë ishte shumë i shpejtë. Për të gjithë këtë informuam zyrtarët e UEFA-s”, deklaroi zv.presidenti i Federatës
Pas tij foli kapiteni i ekipit dhe trajneri. Këta të fundit nuk komentuan nëse u kishin ndodhur incidente apo jo, por theksuan se në Tiranë kanë ardhur për fitore.
