• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nazizmi dhe nacionalsocializmi provokojnë debat në PE

by Java News
24/10/2018 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nazizmi, socializmi, nacionalsocializmi dhe historia e paradokohshme e Europës ishin temat që nxitën debatin në sesionin e sotëm plenar të Parlamentit Europian, pas deklaratave të deputetit konservator britanik, Syed Kamall dhe të reformistëve që thanë se socializmi nazist ishte pjellë e ideologjisë socialiste.

“Kur flisni për ekstremistët e krahut të djathtë, mbani mend se nazistët ishin socialnacionalistë dhe ishin një shprehje e së majtës”, tha Kamall duke iu drejtuar Udo Bullmann si drejtues i socialdemokratëve.

“Unë dënoj me vendosmëri atë që u tha nga Kamall, ishin socialdemokratët që kundërshtuan fashizmin”, deklaroi Bullmann.

Tension në PE pati edhe mes presidentit, Antonio Tajani, i cili bëri të heshtte deputetin britanik, Nigel Farage, i cili diskutoi për çështjen europiane, nazizmin dhe socializmin nacionalist.

“Unë nuk mendoj se në këtë sallë ka nostalgjikë ose trashëgimtarë të nazizmit dhe të diktaturës komuniste sovjetike, dy sisteme të tmerrshme shkatërruese që kanë shkaktuar plagë të thella në Europë”, tha Tajani, duke vënë në dukje se këto dy diktatura ishin  zhdukur falë Bashkimit Europian.

Kjo deklaratë e bëri të qeshte ironikisht deputetin britanik, Nigel Farage.

“Ka pak për të qeshur, pasi duhet të respektojmë idetë e të tjerëve”, tha Tajani duke përmendur edhe frazën e famshme latine ”risus abundat in ore stultorum” (”qeshja e pavend sinonim i budallallëkut”).

”Farage të mësojë të respektojë të tjerët, sepse kjo është demokracia. Ne e kemi respektuar gjithmonë atë dhe ju nuk keni asnjë autorizim për të mos respektuar mendimet e të tjerëve”, shtoi Tajani.

”Hesht!”, iu drejtua ai eurodeputetit Farage, ndërkohë që salla e duartrokiti, ndërsa Tajani e pa atë për rreth 20 sekonda pa ndërprerje.

Farage ka sqaruar se ”garantimin e paqes nuk e bëri Bashkimi Europian dhe se Europën nga nazizmi e çliruan amerikanë dhe britanikët, ashtu siç e dëshmon fakti i 30 mijë ushtarëve britanikë të vrarë në Itali”.

Next Post
Vëllai i presidentit Hashim Thaçi përleshje fizike me dy drejtorë

Vëllai i presidentit Hashim Thaçi përleshje fizike me dy drejtorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In