• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nazimja, një grua në botën e burrave

by Lorenc Vangjeli
25/03/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Ka pak njerëz të cilët mund të identifikohen vetëm me mbiemër dhe pa ju përmendur emrin. Këta janë zakonisht sportistë apo dhe politikanë. Ka njerëz të tjerë të cilët identifikohen vetëm me emrin e tyre, edhe nëse nuk ju përmendet mbiemri. Nazimja është një nga ata. Në Shqipëri, edhe pse në rrudhje të vazhdueshme, emri Nazime, nuk është i rrallë. Ai vazhdon të përdoret rëndom në zonat rurale të vendit. Qoftë si traditë, qoftë sepse në ato zona,  tingëllimi i tij oriental, është tërësisht normal dhe i zakonshëm.

Në Shqipërinë atipike që shtrihet vetëm brenda për brenda rrethit të unazës së vogël në Tiranë, Nazimja është minorenia e dikurshme nga periferia e largët, nga fshati Krabë, që vrau katër vjet më parë me kallashnikov. Vrau një burrë shumë më të madh në moshë, me të cilin kishte pasur një histori tejet të komplikuar. Një marrëdhënie që me gjasë kishte nisur nga dhunimi, rrëmbimi dhe përdhunimi dhe që kishte vazhduar më tej nën sindromën e Stokholmit, me varësinë e pengut nga pengmarrësi. Me një varësi që ishte këputur vetëm nga breshëria e kallashnikovit duke asgjesuar një jetë (pengmarrësin), duke frakturuar për jetë një jetë tjetër (pengun), duke komplikuar pafund sfidën për mbijetesë të jetës të familjarëve të pengmarrësit (bashkëshortja dhe fëmijët e tij të mitur) dhe duke bërë të njëjtën gjë me një familje tjetër (të afërmit e pengut).

Katër vjet më parë në tragjedinë shumëplanëshe të Nazimes, vaniteti i përgjithshëm i një shoqërie që ngordh të verë syrin në vrimën e çelësit për të parë jetën e tjetrit, arriti një kulm lebetitës. Pati mjaft diskutime për etikën, për privatësinë, për mënyrën e sjelljes ndaj një të miture, për peshën e ligjit të moralit dhe rëndesën e ligjit penal, për rolin e medias, familjes, vetë shoqërisë, politikës, varfërisë e të tjerë e të tjerë, në të gjithë këtë histori. Pati dhe një debat të gjerë mbi procesin, për dënimin e vrasëses Nazime dhe për pafajësinë e viktimës Nazime. Më pas pati burg për “të dyja Nazimetë” dhe shoqëria gjeti të tjera motive për t’u marrë, por duke kujtuar hera-herës një vajzë provinciale të mbyllur në qeli. Një vajzë që kërkonte mëshirë me zë të dridhur, njëlloj siç kërkonte “një mijë lekë për të blerë një kapëse flokësh”, me sms të shkruar me gabime drejtpshkrimore. Një sms që e çonte tek celulari i viktimës së saj të ardhshme, që e kishte marrë peng duke i shkatërruar edhe një fejesë që po përpiqeshin t’ja ndërtonin të afërmit e saj. Nazimja ishte “tokë e xanun”. Prej fatit të saj të zi. Prej asaj që vetë fati i kishte parashkruar sa kohë e kishte hedhur në fshatin Krabë.

Me përjashtim të fundit tronditës me të shtëna, kjo histori është vetëm përjashtim i rrallë në Tiranë. Sepse kështu ndodh pothuaj gjithmonë. Ndryshon vetëm çmimi i “kapëses së flokëve”. Xhesika për shembull, hiret e saj mund t’i shkëmbente në bursën e dashurisë me jetën e një “vajze sheiku”.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, Nazimja pati një fat të papritur. “Fama” e saj, historia e saj e komplikuar dhe një gazetare që ngjan si një personazh i Kroninit, “prodhuan” një dekret faljeje të Presidentit të Republikës. Eni e Studios së Hapur inicoi kohë më parë një fushatë publike për lirimin e Nazimes. Bëri në një mendje dhe Kadarenë dhe Dritëroin (dy shqiptarë të famshëm që njihen edhe vetem me emër pa mbiemër dhe anasjelltas), dhe ata firmosën një kërkesë për presidentin që ta falë. Edhe emra të tjerë të njohur i kërkuan mëshirë për Nazimen Presidentit, por ai nuk e dha. Ai refuzoi gjatë, por më së fundi e bëri një gjë të tillë. Dhe këtë të premte të fundit të marsit e fali Nazimenë që u prit tek porta e burgut nga kamerat dhe gjyshja e saj “që dridhej nga qejfi”, siç thoshte vetë e moshuara me shami të bardhë në kokë.

Një fitore e pabesueshme e Enit në një botë tërësisht maskiliste, por që nuk dihet realisht se sa do t’i vlejë Nazimes. Që tashmë duhet të bëjë aktin më të vështirë të një jete njerëzore: të jetojë në liri! Në burg për të kujdeseshin që të ushqehej në orën e caktuar, të flinte dhe të zgjohej në orën e caktuar, të kishte ujë e drita pa u shqetësuar për pagesën e faturave të tyre e kështu me rradhë; gjithçka nga këto në këmbim të lirisë. Tani, falë Enit, ajo duhet të shërbejë lirinë e saj për të gjetur ushqim, para për faturat dhe kapsen e flokëve, banesë e gjithçka tjetër që i nevojitet një jete njerëzore. Do të jetë jashtë për një jetë që është mbijetesë dhe që mund të rrjedhë vetëm në këtë shtrat mbijetese mes përpjekjesh për të ndërtuar një jetë si nëna e saj, si gjyshja e saj dhe më tej akoma, një jetë si gjithë stërgjyshet e Krabës.

Në fakt nuk do të jetë larg nga të tjera modele. Televizioni i bën të afërta ato gati si familjaret e saj. Nazimja do të shohë me zilinë më njerëzore të mundshme dhe me dhembjen gjithashtu njerëzore modelet e largëta me emrin Helena, Desada, Inva, Ilva, Elsa, Vera, Eneida, Alketa, Anjeza, Mira, Anila, Jona, Juli, Arlinda, Holta, Rudi, Iva, Iris e të tjera e të tjera fatmirësisht një listë shumë e gjatë me gra që mund të njihen edhe vetëm si emra në Tiranë.

Nazimja, njëlloj si to, njihet vetëm me emër në Tiranë, por ndryshe nga këto gra të famshme, jeton në një tjetër botë. Jeton në botën e egër të burrave. Të atyre lloj burrave, që kur janë të dobët e të pafuqishëm, i duan gratë në gjunjë, por me gojë të mbyllur.

Next Post

42 vjeçari e godet dhe më pas i vjedh të moshuarës çantën, 62 vjeçarja përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar

VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar

December 19, 2025
Çështja Balluku, gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’/ Zbardhen detaje nga diskutimet, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas… 

Çështja Balluku, gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’/ Zbardhen detaje nga diskutimet, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas… 

December 19, 2025
Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

December 19, 2025
Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

December 19, 2025
Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

December 19, 2025
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni!

December 19, 2025
Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

December 19, 2025
Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

December 19, 2025
Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In