• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nazime Visha, Ballist Morina dhe tallja me shtetin ligjor

by
14/10/2015 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Që kur Ismail Morina, i njohur si “ballisti” që ngriti dronin një vit më parë në stadiumin Partizani të Beogradit, u arrestua me dy pistoleta pa leje, ka nisur një lojë e papranueshme në emër të të ashtuquajturit patriotizëm. Politikanë të rëndësishëm të vendit, në mënyrë flagrante dhe absurde kërkojnë lirimin e tij nga burgu, me argumentin se armët i kishte për vetëmbrojtje. Një kërkesë e tillë jo vetëm është e pakuptimtë, por duhet të jetë e dënueshme për çdo individ që i thotë vetes ligjvënës dhe kërkon të dalë padrejtësisht mbi ligjin.

Fakti që në Shqipëri politikanët nuk kanë respekt për shtetin ligjor dhe që i kanë shkelur ligjet sa herë ua ka diktuar kultura e tyre e abuzimit, nuk do të thotë se janë të legjitimuar dhe as të pranuar nga shoqëria. Nuk është e shpjegueshme se përse duhet të dalë nga qelia një individ që pretendon se ndjehej i kërcënuar dhe të mbahet në burg një grua që ka vrarë përdhunuesin e saj fizik e mendor. Në fund të fundit, të dy kanë vepruar për vetëmbrojtje dhe nëse ligji qenka i kapërcyeshëm për pseudo-patriotizëm atëherë duhet të amnistojë edhe cdo viktime tjetër që shkakon një shoqërie e dhunshme si kjo e jona.

Thirrjet e tifozëve dhe firmat për peticione në mbështetje të Morinës, i cili pretendohet se bëri krenar çdo shqiptar me ngritjen e një flamuri të shfytyruar, ku shkruhej në një gjuhë të pakuptueshme për shqipfolësit “Autochthonous” janë në të drejtën e tyre të ushtrojnë presion për atë çfarë besojnë. Në fund të fundit tifozët në çdo vend të botës njihen për ekzagjerime dhe teprime si në festë dhe në protestë. Por kur kalohet kufiri ligjor ata frenohen, ndalohen madje edhe arrestohen.

Pavarësisht mënyrës përçmuese me të cilën trajtohet ligji në vendin tonë, politikanët e të dyja krahëve, që sa herë u jepet rasti të shkelin ligjin bëhen çuditërisht bashkë si një palë e pandarë, duhet t’i japin fund ushtrimit të presionit ndaj drejtësisë. Rasti i Ismail Morinës nuk duhet të trajtohet as me dashuri sportive dhe as me ndjenja patriotike, pasi nuk jam e bindur se çdo shqiptari i është hedhur zemra përpjetë kur u ngrit mekanizmi fluturues mbi kokat e futbollistëve në 14 tetorin e shkuar.

Hyrje-daljet në qelinë e ballistit më të famshëm të ditëve të fundit janë tregues i selektivitetit më të cilin trajtohen qytetarët shqiptarë përpara ligjit. Në më të shumtën e rasteve kjo ndodh për arsye madhore, siç është korrupsioni i nivelit të lartë apo abuzimi me detyrat publike. Qytetarët janë ndjerë të dorëzuar përpara këtij ligji të pashkruar që favorizon më të fortët, që kanë qëlluar të jenë politikanë ose zgjatime të tyre. Por investimi për çështje gjoja patriotike, është sa banal, aq edhe dëshmi e sistemit të pabesueshëm të drejtësisë. Dhe ndërkohë ne po presim reformën që do të miratohet nga parlamenti i këtyre politikanëve!

Posaçërisht për Javanews.al

Next Post

Daily Mail: Shqipëria, surpriza më e bukur e Europianit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Janar 2026

January 27, 2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In