• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Daily Mail: Shqipëria, surpriza më e bukur e Europianit

by
14/10/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjeter media e madhe që ka shkruajtur për kualifikimin e Shqipërisë ne kampionatin Evropian është  tabloidi i njohur britanik “Daily Mail”.

Tabloidi britanik e quan Shqiëprinë surprizën më të bukur të Europianit pas kualifikimit historik duke qenë pjesë e një grupi “ferri”.

“Daily Mail” i kushton një artikull të veçantë skuadrës së drejtuar nga Gianni De Biasi, duke theksuar  se “Shqipëria, e vogla ku adhurojnë Norman Wisdom është finalistja e papritur e Evropianit në Francë”, ishte titulli i përdorur nga tabloidi i njohur britanik.   Daily Mail e cilëson Kombëtaren si surprizën e madhe të turneut, duke theksuar se bëhet fjalë për një vend të vogël, me popullsi afro 3 milionë banorë. Nuk mund të mungonte as historia, me Shqipërinë që cilësohet si një prej vendeve më misteriozë, të izoluar dhe sekretë në Evropë gjatë diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës.

E përditshmja theksonte se kualifikimi ishte një çështje shumë e rëndësishme për kombin dhe popullsinë, të cilët festuan gjatë në të gjitha trevat shqiptare.   Arritja lidhet me mësimet e marra nga futbolli italian, ku prej vitesh por edhe gjatë këtij sezoni në Serinë A aktivizohen lojtarë shqiptarë, ndërsa trajneri Gianni De Biasi vlerësohet si një takticien i shkëlqyer.

Në fund Daily Mail shkruante se kuqezinjtë janë një prej rivalëve që Anglia do t’i preferonin në grupet e Euro 2016, duke kujtuar se në 4 përballje, Anglia ka regjistruar 4 fitore.   Gjithashtu në shkrim përmendeshin edhe futbollistët e kombëtares si Cana, Etrit Berisha, Kace, të cilët luajnë në ekipet evropiane. Nuk kanë lënë pa përmendur edhe ngjarjen e ndodhur në 14 tetor në Beograd dhe dhunën ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Gjithashtu, e përditshmja britanike shkruan edhe për Januzajn, futbollistin me origjinë shqiptare po që zgjodhi të luajë për Belgjikën.

Next Post

Doktori luan me bumerang

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com