Analisti Mentor Nazarko, komentoi mbrëmjen e djeshme në Klan News, 4 prill, ngërçin politik në të cilin është futur Kosova, teksa Albulena Haxhiu mori detyrën e ushtrueses së presidentes.
Në bisedën me gazetarin Besard Jacaj ai këmbënguli sërish që Osmani të propozohet nga opozita për t’u rizgjedhur sërish si president.
“Rikandidimi i Vjosa Osmanit do t’i vyente opozitës sepse ajo do t’i shërbente Kosovës ndërkombtarisht, siç ka bërë deri tani në raport me SHBA-të dhe me Përendimin në përgjithësi.
Së dyti, në mandatin e dytë, Osmani nuk do të kishte kompleksin e votave për një mandat të tretë. Ajo do të ishte kritike e qeverisë dhe do ta kufizonte zoti Kurtin.
Së treti, rëndia dakord më kandidaturën e saj do ta shmangte skenarin vetëvrasës të zgjedhjeve të reja”, u shpreh ai.
Nazarko tha se nëse skenari i mësiperm nuk realizohet, Osmani ka dy rrugë.
“Vjosa Osmani ose do të rikthehet në LDK ose do të krijojë partinë e saj. Por LDK është një logo e shpenzuar për Vjosa Osmanin. Ajo ka një profil politik shumë më të lartë se sa kjo parti.
Gjithsesi unë them që Tirana zyrtare duhet të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presindente. Sigurisht, këtë duhet ta bëjë në mënyrë “të panjohur” sepse z. Kurti nuk pranon këshilla nga askush”, përfundoi analisti.











