• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Navalny ynë” është Putini ynë

by Mero Baze
16/02/2024 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Udhëheqësi I opozitës ruse Aleksei Navalny, raportohet se ka vdekur në një nga burgjet famëkeqe të Rusisë, nën dyshimet e besueshme të një vdekje të shkaktuar nga regjimi I Putinit. Navalny, I cili udhëhoqi dekadën e fundit frymën opozitare në Rusi, përmes karizmës së tij dhe diskretitimit të regjimit të Putnit, u vetdorëzua në Rusi pasi shkoi për kurim në një klinikë gjermane pas tentativës për ta helmuar për vdekje, tre vjet më parë.

Ai u arrestua në pikën doganore dhe nuk arriti të dal më nga burgu, ndërkohë që  nga dënimet e njëpasnjëshme ai mori 19 vite burg.

Sali Berisha është mallëngjyer sot nga vdekja e Navalny-it, dhe po përpiqet të krahasoj veten me të.
“Navalny ynë”, nuk vjen nga opozita por vjen nga pushteti, dy herë kryeministër, dy herë president, 19 kulla të ofruara dhuratë për vajzën duke përdorur pushtetin, qindra hektarë tokë në emër të shokëve të djalit në bregdet, vrasje për arsye politike në mes të bulevardit, kapje të shtetit për bizneset e djalit dhe vajzës dhe dhjetëra krime të tjera të rënda të ngjashme me ato të regjimit të Putinit.

Ashtu si Putini, Berisha ka navalny-ët e tij. Ai ka burgosur shefin e opozitës Fatos Nano, një vit pasi erdhi në pushtet vetëm se e sfidoi në zgjedhjet lokale të vitit 1992, katër muaj pas ardhjes në pushtet duke e mundur. Më pasi ai e përndoqi atë ne procese gjyqësore dhe në burg me metoda poshtëruese, derisa iku nga pushteti në vitin 1997 dhe ai fitoi lirinë.

Kritikë të tjerë të tij kur ishte në pushtet u poshtëruan, duke u rrahur dhe masakruar nga badigard të tij apo civilë të vendosur në shërbim të tij si bandit. Ai dogji redaksi gazetash, rrahu drejtues shtypi, dhe kritikë opozitarë si Edi Rama, burgosi gazetarë dhe shantazhoi të tjerë me metoda primitive dhune. Në vitin 1997, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në New York e shpalli atë një nga 10 armiqtë e lirisë së shtypit në botë.

Njerëz që tentuan të investigojë bizneset e pista të djalit të tij si Kosta Trebicka, nuk u gjendën të vrarë në burgje si Navalny, pro në lëndina të largëta të Shqipërisë.

Madje sot “Navalny ynë” ka hedhur një hap më tej. Ai po përpiqet të krijojë një front politik në mbrojtjen e tij. E ashtuquajtur Federata “non grata” që u shpall sot, ka si objektiv kryesor, pushimin e proceseve gjyqësore ndaj “udhëheqësve të opozitës” që duan ti burgosin. Dhe këtu bëhet fjalë për Sali Berishën që është nën hetim, Fatmir Mediun që është nën gjykim dhe ilir Metën apo Monika Kryemadhin, që mund të merren të pandehur, pasi janë të kallëzuar dhe nën hetim.

Pra Navalny ynë ndryshe nga ai rus, po organizon një Federatë “non grata për të shpëtuar veten, ndërsa Navalny rus po përpiqej të ngrinte një opozitë që do të shpëtonte Rusinë.

Navalny rus shkoi në burg se filloi të frymëzoj opozitën ruse, “Navalny” ynë flet çdo ditë maj penxheres për të përçarë opozitën shqiptare. Armiqtë e tij më të mëdhenj, janë opozitarët që nuk mbështesin kauzën e tij .

Navalny ynë, nuk është opozitar, por një shantazhues I drejtësisë që kërkon të mbroj miliona te vjedhura nga familja e tij.

Navalny ynë mbi të gjitha, nuk është I persekutuar, por persekutor I vetëm I 32 viteve demokraci, I kundërshtarëve të tij politik, I gazetarëve dhe kritikëve të tij.

Navalny ynë është hajdut, minues i demokracisë dhe shanatazhues i sistemit të drejtësisë.

Me një fjalë “Navalny ynë”, është Putini ynë!

Next Post
Vdekja e mistershme e liderit të opozitës ruse, Biden konferencë nga Shtëpia e Bardhë: Putin përgjegjës! Navalny ishte trim, jo si ai!

Vdekja e mistershme e liderit të opozitës ruse, Biden konferencë nga Shtëpia e Bardhë: Putin përgjegjës! Navalny ishte trim, jo si ai!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pse nuk u ngritën në protestë për Gërdecin? Pse u gjet ky moment për protestë

June 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Kujdes këtë ditë të javës! Meri Shehu: Hëna e Re jashtë kontrollit në fundjavë!

June 9, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

PD-ASHM-së i janë larguar 1/3 e votuesve, kurse PS-së vetëm 1/13…

June 9, 2026
Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

June 9, 2026
Ish-prokurori Beci për Zvërnecin: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje!

Ish-prokurori Beci për Zvërnecin: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje!

June 9, 2026
Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

June 9, 2026
Horror në SHBA! Babai vret 2 djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë dhe më pas kryen vetëvrasje

Horror në SHBA! Babai vret 2 djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë dhe më pas kryen vetëvrasje

June 9, 2026
“Shumica në shesh janë demokratë” Kalaja: PD-ja të mos kompleksohet, të dalë në protestë

“Shumica në shesh janë demokratë” Kalaja: PD-ja të mos kompleksohet, të dalë në protestë

June 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Lugët e florinjta të resorteve luksoze

June 9, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In