• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NATO përgatitet për epokën e re, Europa merr më shumë përgjegjësi në mbrojtje

by A R
22/05/2026 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar të enjten e 21 majit, se ka “një ide të qartë” mbi njoftimet për reduktimin e forcave amerikane, por siguroi se “nuk është i shqetësuar”.

“Ajo që Shtetet e Bashkuara do të shpallin këtë javë dhe javën e ardhshme më duket plotësisht e realizueshme.”, është shprehur ai.

NATO mbledh këtë të premte në Helsingborg ministrat e Jashtëm të aleancë, në takimin e parë që zhvillohet në Suedi pas anëtarësimit të saj në aleancë në vitin 2024. Në fokus të diskutimeve është samiti i NATO-s që do të mbahet në Ankara në korrik, si edhe plani i SHBA-ve për të reduktuar gradualisht praninë ushtarake në Europë.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në kuadër të ombrellës bërthamore dhe forcave konvencionale, por europianët do të marrin përsipër në masë më të madhe mbrojtjen e tyre. Ky evolucion do të ndodhë gradualisht, në mënyrë që të mos dobësohet aftësia parandaluese dhe mbrojtëse e përgjithshme e NATO-s”, shpjegoi Mark Rutte.

“Forcat rotative të përmendura në njoftime nuk kanë asnjë ndikim në planet mbrojtëse të NATO-s”, siguroi Sekretari i Përgjithshëm.

“Sa i përket kontributit amerikan në modelin e forcave të NATO-s, bisedimet kanë vazhduar prej një viti. Është një proces në zhvillim. Kjo është rrjedha normale e gjërave dhe pikërisht ajo që dëshironim: një angazhim më të madh të europianëve, një Europë më të fortë brenda një NATO-je më të fortë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të fokusohen gradualisht tek Azia, për shembull, në mënyrë të strukturuar dhe me etapa. Dhe pikërisht kjo po ndodh.”, tha Rutte.

Gjermania kërkon të marrë lidershipin europian në NATO

Ndërkohë nga Gjermania vijnë raportime se po përpiqet të marrë drejtimin e NATO-s.

“Gjermania po merr përgjegjësinë e saj udhëheqëse brenda NATO-s. Objektivi ynë është një ndarje e re e barrës brenda aleancës, që të përputhet me potencialin ekonomik dhe ushtarak të Gjermanisë dhe Europës”, deklaroi dje ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, përpara nisjes së takimit me homologët e tij të aleancës në Suedi.

Next Post
Videoja skandaloze e Ben-Gvir, Italia kërkon nga BE sanksione kundër ministrit izraelit

Videoja skandaloze e Ben-Gvir, Italia kërkon nga BE sanksione kundër ministrit izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com