• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NATO përgatit planet ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë

by A R
04/07/2023 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BRUKSEL (AP) – Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtuara, por aspak të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tha të hënën një oficer i lartë ushtarak i NATO-s, teksa paraqiti rishikimin më të madh të planeve ushtarake të organizatës që nga Lufta e Ftohtë, nëse Moska guxon të zgjerojë konfliktin.

“Ata mund të mos jenë të paprekur, por sigurisht nuk janë në gjendje të rëndë,” u tha gazetarëve Kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer. “Pra, ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për t’u riorganizuar”.

Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij të NATO-s kanë vendosur të miratojnë një ndryshim të madh të sistemit të planifikimit të aleancës në takimin e nivelit të lartë në kryeqytetin lituanez, Vilnius javën e ardhshme.

NATO-ja, si organizatë, nuk i ofron armë apo municione Ukrainës duke kërkuar të shmangë hyrjen në një luftë direkte me Rusinë, një vend i pajisur me armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, ajo po forcon masivisht sigurinë e vendeve anëtare pranë Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Rreth 40,000 trupa janë në gatishmëri nga Estonia në veri, deri në Rumani, në Detin e Zi. Rreth 100 avionë ngrihen në qiell në atë territor çdo ditë dhe 27 anije luftarake janë duke operuar në Detin Baltik dhe Mesdhe. Këto shifra pritet të rriten.

Sipas planeve të saj të reja, aleanca e NATO-s synon të ketë deri në 300,000 trupa gati për të lëvizur në krahun e saj lindor brenda 30 ditëve.

Admirali Bauer tha se planifikimi i ri i NATO-s bazohet në fuqinë e ushtrisë ruse përpara se Presidenti Vladimir Putin të niste luftën kundër Ukrainës pothuajse 17 muaj më parë. Ai tha se lufta ka varfëruar ushtrinë ruse, por jo forcat e saj detare, apo ajrore.

Nga forcat tokësore të Rusisë, rreth “94% janë të angazhuar në luftën në Ukrainë,” tha admiral Bauer.

“Ajo që ne shohim në përgjithësi është se rusët janë të kujdesshëm rreth NATO-s. Ata nuk po kërkojnë një konflikt me NATO-n. Mendoj se kjo është një shenjë se janë shumë, shumë të ngarkuar,” tha ai. “Nga pikëpamja e forcave tokësore, nuk mendoj se kanë shumë forca në dispozicion për t’i bërë diçka dikujt tjetër. Por ne jemi të bindur se rusët do të riorganizohen”, tha ai. “Ne do të vazhdojmë t’i shikojmë si një kërcënim serioz, në det dhe në ajër, veçanërisht, në hapësirë ata janë ende shumë, shumë, të aftë. Dhe sigurisht në fushën bërthamore”.

31 vendet anëtare të NATO-s morën pjesë në një “konferencë shqyrtimit të forcave” javën e kaluar në një përpjekje për të kuptuar se sa trupa dhe sa pajisje ka aleanca në dispozicion, për t’iu përgjigjur çdo sulmi rus, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.

Ekspertët dhe disa diplomatë të NATO-s, kanë shprehur dyshime për gatishmërinë e vendeve anëtare për të vënë në gatishmëri një total prej 300,000 trupash.

Për sa i përket aftësisë së NATO-s për të ekzekutuar planet, nëse ato nevojiten në të ardhmen, admirali Bauer përshëndeti angazhimin e pritshëm në Vilnius nga presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, të cilat duhet të ndihmojnë në sigurimin e komandantëve me pajisjet që u nevojiten.

Në vitin 2014 vendet e NATO-s ranë dakort, që deri në vitin 2024, çdo vend të shpenzonte 2 për qind të Prodhumit të Përgjithshëm të Brendshëm për ushtrinë. Në takimin e javës së ardhshme, pritet që udhëheqësit ta caktojnë 2 përqindëshin si kufirin minimal dhe jo si buxhetin maksimal që duhet synuar.

VOA/a.r

Next Post
‘Ka dy identitete’, policia jep detajet mbi autorin e vrasjes së 44 vjeçarit nga Lezha

Vrasja në Krujë/ I kishte shpëtuar dy atentateve, Gentjan Bejtja dyshohet se ishte objektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com