• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NATO: Perëndimi po e humb luftën e informacionit ndaj Rusisë e ISIS-it

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komandantët e NATO-s janë duke i bërë thirrje Perëndimit të shtojë përpjekjet për t’iu kundërvënë betejës në fushën e informacionit që kanë hapur kundërshtarët.

Komandantët paralajmërojnë se vendet si Rusia po shfrytëzojnë lirinë e shtypit në mediat perëndimore për të përhapur dezinformata, njofton VoA.

 

Forcat që ishin në krye të marrjes me forcë nga Rusia të Krimesë në vitin 2014 ishin nga persona me uniforma pa shenja dalluese, por të armatosur rëndë.Moska fillimisht mohoi se ata ishin ushtarë rusë. Por pas disa javësh, njësi të ngjashme, të paidentifikuara u shfaqën në rajonet lindore të Ukrainës. Dislokimi i njëkohshëm i propagandës dhe fuqisë ushtarake është bërë i njohur me termin “lufta hibride.”Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se taktika të tilla janë duke u përdorur kundër gjithë botës perëndimore.”Presioni politik, propaganda e hapur, ndërhyrjet në procesin zgjedhor, presioni ekonomik, operacionet e fshehta dhe të hapura ushtarake, sulmet kibernetike, keqpërdorimi i masave diplomatike. Këto janë metodat moderne të luftës së padeklaruar.”

Në një konferencë mbi luftën e informacionit të organizuar nga Instituti “Royal United Services” këtë javë në Londër, Drejtori i Komunikimeve Strategjike të NATO-s Janis Sarts, tha se Perëndimi është mbrapa në këtë fushë.

“Teknologjia është e jona. Kompanitë më të mëdhe të reklamave janë në vendet tona. Megjithatë, ne po e diskutojmë këtë çështje sepse jemi të detyruar nga një sërë aktorësh si Rusia, Shteti Islamik, dhe në një formë më delikate edhe nga Kina.”

Konferenca u përqëndrua tek zgjerimin e medias shtetërore ruse si kanali 24 orësh i lajmeve, “Rusia Sot” ose RT, i cili shpesh është akuzuar se është në shërbim të propagandës së Kremlinit.

Redaktori i revistës “The Economist”, Edëard Lucas thotë se kanalet si RT nuk duhet të konsiderohen si gazetari.

“Rusia vërtetë është përqëndruar në fushën e propagandës. Dhe ata gënjejnë pa patur aspak turp. Ata i kuptojnë dobësitë e mediave tona në mjedisin e pas-Luftës së Ftohtë, që përparësi kanë drejtësinë mbi të vërtetën”.

Zoti Lucas thotë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për atë që ai e quan ‘higjienë të medias sociale’.

“Ka një problem real me komente në internet, dhe me llogaritë e rreme në mediat sociale, në veçanti në Tëitter. Rusët janë duke shpenzuar shumë para në krijimin e dhjetëra mijëra llogarive të rreme për të shpërndarë propagandën e tyre.”

Zyrtarët e NATO-s thonë se Rusia e bërë strategjinë e informacionit një nga shtyllat kryesore të planifikimit të konflikteve, ndërsa në Perëndim me informacionin merren zyrat e veçanta të marrëdhënieve me publikun. Mark Laity ështëShef i Komunikimit Strategjik në NATO.

“Ne jemi ende duke bërë një luftë të paefektshme, kur në fakt kostoja për të patur komunikimin e duhur është tepër të ulët në krahasim me kostot e tjera.”

Zoti Laity thekson se Rusia ka përdorur strategjinë e disinformacionit dhe luftën hibride në ndërhyrjen e saj në Siri, siç ishte edhe rasti i fundit i disa ditëve më parë, i bombardimit të një autokolone ndihmash në Alepo. Ai shton se Perëndimi duhet të mësojë se si të kundërpërgjigjet. (b.an)

Next Post
Trump e Clinton, debat i ashpër televiziv para 100 milionë shikuesve

Clinton-Trump, debati më i çuditshëm në historinë e fushatave amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

July 29, 2026
Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

July 29, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Ferri në kufirin kroat!

July 29, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: Ka struktura që nuk e duan Shqipërinë në BE, po shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve

July 29, 2026
Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

July 29, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Temperaturat e larta nxisin rastet me infarkte, mjekja: Mbi 50 vjeç grupmosha më e prekur

July 29, 2026
Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

July 29, 2026
Kongresisti Wilson: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Kongresisti Wilson: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

July 29, 2026
Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

July 29, 2026
Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

Irani sfidon thirrjet e OKB-së, dy të rinj ekzekutohen me varje

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com