• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NATO, nga Artur Kuko te Visho Ajazi Lika, ‘odiseja’ e ambasadorëve

by Java News
14/11/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Propozimi i Kryeministrit Edi Rama për të emëruar Visho Ajazi Likën si ambasador të Shqipërisë në NATO ishte surpriza më e madhe për jo vetëm për politikën e nivelit të lartë, por edhe për qytetarët e zakonshëm.

Ish-shefi i Shërbimit të Fshehtë Informativ (SHISH) dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij, ndërsa për largimin e tij u ngritën disa teori konspirative rreth motiveve që mund ta kishin shtyrë “kryespiuninin” shqiptar në lëvizjen e tij, ku më interesantet vinin nga fronti i përbashkët opozitar PD-LSI.

Tashmë çdo hamendësim është shuar: dorëheqja e matematikanit Ajazi Lika ishte e llogaritur.

Pranimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rezultat i zgjerimit të Aleancës, me një vendim historik të 3 prillit 2008, kur 26 krerë shtetesh dhe qeverish të mbledhur në Bukuresht vendosën që Shqipëria dhe Kroacia të nisin procedurat e anëtarësimit.

Më 25 prill 2008, Shqipëria nisi zyrtarisht bisedimet e pranimit, ndërsa vendimi përfundimtar i të qenit anëtar i saj u morr më 9 korrik 2008, kur 26 anëtarët e atëhershëm të NATO-s nënshkruan protokollin e pranimit të Shqipërisë dhe Kroacisë. Gjatë një ceremonie në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel.
ambasadoret-e-Natos

Aktualisht në NATO janë 29 ambasadorë nga po aq vende pjesëmarrëse, ku nëntë prej tyre janë femra. Kryesisht, janë ambasadorë me të kaluar “civile”, dhe diplomuar apo master në Shkenca Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Çështjet e Sigurisë.

Por, kë do të pasojë Visho Ajazi Lika në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior, atje ku ajo bën pjesë zyrtarisht nga viti 2008?

Ambasadori aktual i Shqipërisë është Leonard Demi nga viti 2014, njëherësh i dyti në këtë detyrë, pas Artur Kukos (2009-2014).
artur kuko
Artur Kuko (55 vjeç), ambasadori i parë i përhershëm i Shqipërisë në NATO, i diplomuar për Shkenca Politike (1985) dhe master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare (1986) ishte më parë Kreu i Misionit Shqiptar në NATO (1997-2000), përpara se ata merrte nëntë vite më pas detyrën e Ambasadorit në NATO (2009).

Kuko kishte mbuluar edhe detyra të tjera si kreu i misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (1992-1997) dhe përfaqësues i Shqipërisë në Këshillimin e Kooperimit të Atlantikut Verior (1992-1997); kreu i misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe Ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe Luksemburg.
demi-leonard-768x591
Leonard Demi është i diplomuar për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1986) dhe doktoraturë për Studime në Filologjinë Shqiptare (1992). Më pas, Demi ka ndjekur në Universitetin Xhorxh Uashington (1993-1994): Politika e Jashtme dhe e Sigurisë, dhe në Kanada (Naval Postgraduate School) për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Ish-deputet i Partisë Demokratike.

Përveç ambasadorëve të përhershëm në NATO, Shqipëria përfaqësohet edhe në nivel ushtarak. Të tillë kanë qenë dhe janë Gjeneral Major Arian Zaimi, Gjeneral Major Jeronim Bazo, Gjeneral Major Qemal Shkurt dhe Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku./tpz.al/ma.me

Next Post
Këtë nuk e keni ditur: Gështenja është ushqimi ideal dhe ja pse

Këtë nuk e keni ditur: Gështenja është ushqimi ideal dhe ja pse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com