• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

NATO mbështet ushtrinë e Kosovës: KFOR, siguri për Ballkanin

by Java News
14/03/2024 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KFOR mbështet zhvillimin profesional, demokratik dhe multietnik të strukturave të sigurisë në Kosovë. Kështu lexohet në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, të publikuar gjatë një konference për shtyp në Bruksel nga Jens Stoltenberg.

Në dokument thuhet se misioni i KFOR vazhdon që të kontribuojë në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, pavarësisht sfidave të mëdha dhe tensioneve të hasura gjatë vitit 2023.

“Prezenca e NATO në Kosovë mbetet thelbësore për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, thekson raporti.

Në raportin vjetor të NATO-s rreshtohen dhe hapat e ndërmarrë nga aleanca e fuqishme ushtarake pas dhunës së majit dhe sulmit e armatosur të shtatorit të kaluar.

“Pas dhunës në maj dhe shtator, aleatët dislokuan rreth 1000 trupa shtesë në mision, duke ofruar përforcimin më të madh në një dekadë. Kjo i mundësoi KFOR të trefishojë numrin e patrullave dhe të katërfishojë praninë e saj në veri të Kosovës. Që nga 31 dhjetori, 27 aleatë dhe partnerë siguruan përafërsisht 4,700 trupa për misionin, duke përfshirë dhe ekipin rezervë.”, thuhet ne raport.

Në raport thuhet që NATO mbështet procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar atë platformën kryesore për të gjetur një zgjidhje për paqe dhe siguri të qëndrueshme, që garanton stabilitet për të gjithë rajonin. Gjithashtu aleanca thekson se po mban një nivel të lartë të dialogut politik me Serbinë për të adresuar çështje të sigurisë rajonale.

/f.s

Next Post
Rinis me debate seanca për shkarkimin e Metës, Presidenca kundërshton përfaqësuesin ligjor të kuvendit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, paratë për ish-pronarët i kaluan shtresave në nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In