• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NATO i kërkon Kosovës heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe: Do izoloheni!

by Java News
28/11/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komandant i Forcave të NATO-s më seli në Napoli, admirali amerikan, James Foggo, u shpreh i shqetësuar të mërkurën me veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat për mallrat serbe dhe kjo sipas tij, rrezikon të izolojë më shumë Kosovën. Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

“Besoj se edhe Serbia edhe Kosova aspirojnë të jenë më të integruara me institucionet euro-atlantike, besoj se kjo është e rëndësishme për të dy kombet. Megjithatë jam shqetësuar me disa veprime të fundit, siç është një ngritje e dukshme e tarifave mbi mallrat e Serbisë dhe Kosova rrezikon për t’u bërë më e izoluar. Pra, pyetja ime për ata që janë në këtë dhomë, a synoni qëllimin për integrim euro-atlantik? Nëse po, si do të mund të ecim përpara në vitin 2019?”,tha ai duke u bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të bashkëpunojnë për ulur tensionet në vend.

Forcat e KFOR-it që nga dje filluan stërvitje në veriun e Kosovës duke pohuar se kjo është një stërvitje normale që nuk lidhet me zhvillime të caktuara. Admirali Fogo tha se stërvitjet ishin vendim i tij dhe komandantit të KFOR-it.

“Në çdo kohë që ne shpërndajmë trupat tona, është një shenjë që ne nuk kemi arritur qëndrueshmëri për një mjedis të qetë dhe të sigurt, në fakt është kthim prapa. Unë jam i interesuar për të ecur përpara, kështu që pyetja ime për Beogradin dhe Prishtinën është si do të mund të zvogëlojmë nevojën që KFOR-i të përgjigjet gjatë vitit 2019. Veprimi juaj duhet të jetë më i qartë se fjalët tuaja”,tha ai.

Beogradi dhe serbët e Kosovës, reaguan me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Beogradi tha se do të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me heqjen e kësaj tarife, ndërsa përfaqësuesit e pushtetit komunal në veriun e banuar me shumicë serbe dhanë dorëheqje dhe shkëputën cdo komunikim me Prishtinën.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Prishtina heqjen e tarifave. Qeveria e Kosovës pohon se tarifat duhet të mbeten në fuqi dhe ato janë vendosur si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

ma.me

Next Post
Fshehu 3 refugjatë në shtëpi, pranga të riut në Devoll

Emigrantët shqiptarë, Gjermania ofron nga 3 mijë euro për kthimin vullnetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duar nga jashtë kanë ‘kapur’ protestën!”, Spaho nxjerr prapaskenat: Berisha mbetet ende “non grata”

“Duar nga jashtë kanë ‘kapur’ protestën!”, Spaho nxjerr prapaskenat: Berisha mbetet ende “non grata”

June 19, 2026
Bllokuan rrugët e Tiranës jashtë orarit dhe perimetrit të lajmëruar, nisin hetimet për 27 protestues

Bllokuan rrugët e Tiranës jashtë orarit dhe perimetrit të lajmëruar, nisin hetimet për 27 protestues

June 19, 2026
Rreziku i zjarreve, Çako: Kemi 5 helikopterë gati për ndërhyrje

Rreziku i zjarreve, Çako: Kemi 5 helikopterë gati për ndërhyrje

June 19, 2026
Pas tensioneve, Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Pas tensioneve, Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

June 19, 2026
Padia ndaj Ols Dados, seanca e radhës caktohet më 3 korrik

Padia ndaj Ols Dados, seanca e radhës caktohet më 3 korrik

June 19, 2026
Veliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi

Veliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi

June 19, 2026
Gjyqi në Administrative/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Gjyqi në Administrative/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

June 19, 2026
Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy të mitura (EMRAT)

Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy të mitura (EMRAT)

June 19, 2026
Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

June 19, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Nis seanca e padisë së Veliajt ndaj Ols Dados, mungon përfaqësuesi i KLP

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In