• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NATO: 7-15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

by A R
23/03/2022 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i lartë i NATO-s thotë se sipas vlerësimeve të Aleancës, Rusia mund të ketë pësuar 30 deri në 40 mijë humbje mes radhëve të forcave të saj në Ukrainë gjatë muajit të parë të luftës, mes të cilëve 7 deri 15 mijë të vrarë.

Kjo është hera e parë që NATO jep vlerësime për humbjet e forcave ruse në Ukrainë, që kur filloi lufta më 24 shkurt. Ushtaraku i lartë i NATO-s, që foli në kushte anonimiteti, tha se vlerësimi për ushtarët e vrarë rus bazohet në përpunimin e informacioneve që jep qeveria ukrainase, nga informacionet që dalin nga Rusia, si dhe nga burime të tjera të hapura.

Qeveria amerikane deri tani nuk ka pranuar të japë vlerësime publike për humbjet mes ushtrisë ruse dhe ukrainase, duke thënë se informacionet nuk janë shumë të besueshme.

Zyrtari i NATO-s tha se humbjet prej 30–40 mijë trupash mes radhëve të forcave ruse, është llogaritur sipas vlerësimit standard ushtarak, që në raste luftrash, për çdo ushtar që humb jetën ka tre të tjerë të plagosur. Mes humbjeve llogariten të vrarët, të plagosurit ose ata të kapur rob.

Ndërkohë në një fjalim para parlamentit të Francës, Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia dhe të mos ndihmojnë indirekt luftën kundër Ukrainës.

Zoti Zelensky e shfrytëzoi fjalimin për të siguruar mbështetje më të madhe nga Evropa për vendin e tij. Ai i bëri thirrje Francës për ndihmë me armë, pajisje dhe avionë.

Në një fjalim po sot për parlamentin japonez, zoti Zelensky i bëri thirrje Japonisë të vendosë embargo tregëtare ndaj Rusinë dhe firmave japoneze u kërkoi të largohen nga Rusia.

Gjatë 28 ditëve të kaluara, tha ai, mijëra vetë, përfshi 121 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë dhe mbi 9 milionë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë. “Ne as mund të varrosim të vdekurit”, tha ai. Ndërsa lufta po hyn në muajin e dytë, Rusia është bllokuar në një luftë të lodhshme, të kushtueshme, të pasigurtë ushtarakisht, me një numër të patreguar ushtarësh të vrarë dhe pa shenja se do të përfundojë shpejt.

Ekonomia e Rusisë po dëmtohet nga sanksionet e ashpra që ka vënë perëndimi. Objektivat kryesore strategjike ruse janë ende të paplotësuara. Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev është bombarduar vazhdimisht po nuk ka rënë dhe as është i rrethuar. Forcat ruse po bombardojnë objekte nga larg, duke përsëritur taktikat që kanë përdorur më parë në Çeçeni dhe Siri.

/a.r

Next Post
Arrestohet 24-vjeçarja shqiptare, po udhëtonte me kokainë. Ja çfarë zbuloi policia

Arrestohet 24-vjeçarja shqiptare, po udhëtonte me kokainë. Ja çfarë zbuloi policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

January 30, 2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

January 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë

January 30, 2026
Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

January 30, 2026
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

January 30, 2026
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

January 30, 2026
“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In