• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Nations League/ Trajneri Reja me surpriza në listën e Kombëtares për 3 ndeshjet e qershorit. Ja lista e plotë e futbollistëve

by Java News
27/05/2022 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj nda Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor. Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida. Nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin e marsit do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës.

Rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku, mesfushori Nedim Bajrami dhe Amir Abrashi, ndërkohë që trajneri italian i Kombëtares ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe 9 lojtarëve, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës. Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Në listën e të grumbulluarve për tre ndeshjet e qershorit mungojnë mesfushorët, Qazim Laçi dhe Keidi Bare të cilët janë të dëmtuar.

Sulmuesi Rei Manaj nuk ndodhet as në listën e pritjes. Nga Kategoria Superiore janë thirrur dy lojtarët e sapo shpallur kampionë me Tiranën, Erion Hoxhallari dhe Taulant Seferi.

Disa nga lojtarët mbërrijnë që sot në grumbullimin e përfaqësueses në kompleksin Tropikal në Durrës me grupin që kompletohet të premten. Ndërkaq, trajneri Edoardo Reja do të dalë në një konferencë për mediat po të premten në mesditë nga grumbullimi i ekipit, për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe tre sfidat e qershorit.

g.kosovari

Next Post
Fier/ Makina del nga rruga në aksin Fier-Seman dhe shkakton 3 të plagosur, njëri rëndë

Makina përplas gruan në Elbasan, përfundon në spital me plagë/ Detajet nga aksidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com