• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Natasha Kandiç dhe FDH nominohen për Nobelin e Paqes

by Java News
01/02/2018 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komitetit të Helsinkit në SHBA, Roger Wicker dhe anëtari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Kongresit të SHBA-së Eliot Engel, e kanë nominuar themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) nga Beogradi Natasha Kandiqi dhe FDH-në për Çmimin për Paqe për vitin 2018, është njoftuar në sajtin e Komisionit për Siguri e Bashkëpunim në Europë të Komitetit të Helsinkit në SHBA, transmeton Koha.net.

“Prej më shumë se 25 vjet, FDH zhvillon luftën për të drejtën e viktimave të krimeve të luftës dhe kundër nacionalizmit ekstrem e të tensioneve etnike në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në tekstin e nominimit.

“Dokumentimi bazik i krimeve të luftës nga FDH është bërë me rëndësi esenciale për sigurimin e të drejtës, si për Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë ashtu dhe për gjykatat kombëtare për krime lufte. Aktorët kryesorë, përfshirë liderët politikë e ushtarakë, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, janë përgjigjur para drejtësisë ndërkombëtare. Viktimat e mbijetuara dhe bashkësitë e traumatizuara në të cilat kanë jetuar, fituan shansin që të rigjallërohen. Vendet e rajonit u inkurajuan ta respektojnë sundimin e ligjit dhe të pranojnë trashëgiminë e tmerrshme të së kaluarës”, thuhet në arsyetim.

“Edhe pse në Serbi ka pasur shumë të atillë që kanë refuzuar të pranojnë faktet për krimet e luftës dhe edhe pse kanë demonizuar viktimat, ndërsa shumica e popullatës ka heshtur, nën udhëheqjen e Natasha Kandiqit FDH ka publikisht për krimet që janë bërë. Edhe pse është pamundur të bëhet matja, është e sigurt se përpjekjet FDH-së kanë kontribuuar që të ketë më pak shkelje të të drejtave të njeriut”, thuhet në arsyetim. Shtohet se Natasha Kandiq mbetet inspirim për gjeneratat e profesionistëve të rinj që e udhëheqin FDH-në.

“Nuk mund të imagjinojmë që ndonjë person e organizatë në Ballkanin Perëndimor të meritojnë më shumë Çmimin Nobel se sa Natasha Kandiq dhe FDH dhe jemi të sigurt se kjo mirënjohje do të kontribuojë për pajtim edhe në rajone të tjera në botë që ballafaqohen me probleme të ngjashme ”, theksohet në arsyetim. Natasha Kandiq dhe organizata e saj kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zbulimin e krimeve serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ja deri kur do ketë reshje, fundjava befason sërish…

Po afrojnë reshjet intensive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In