• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nata para provimit

by Ilir Yzeiri
19/06/2025 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ilir Yzeiri

Sa herë që vjen qershori, për shkaqe që tani dihen, edhe në hapësirën shqiptare futet emocioni i provimeve të të rinjve italianë që ata e quajnë « esame di maturitta ». Në Francë quhet « bacalaureat » e në vende të tjera, po ashtu, i jepet një vëmendje e posaçme përfundmit të ciklit të mesëm të studimeve. Italianët e kanë mediatizuar dhe nacionalizuar aq shumë këtë ngjarje në jetën e të rinjve të tyre sa i kanë kushtuar edhe filma, madje një këngëtar i shquar roman, Antonello Venditi ka bërë edhe një këngë pikërisht me emocionet e natës para provimeve.

Edhe këtë vit ishte e njëjta gjë. Merrnin pjesë mbi 500 mijë të rinj italianë dhe ky ishte lajmi i parë në të gjitha mediat italiane. Por kjo është ana spektakolare dhe tipari i një sistemi të ngulitur me kohë. Trishtimi vjen kur ti kthen sytë nga ne dhe aty do të vëresh që, megjithëse u bënë mbi 30 vjet tranzicion, arsimi ynë është pa identitet dhe në kaos. Le të marrim vetëm këtë anë-provimin e maturës, të formimit apo vërjani emrin si të doni. Ne kemi zgjedhur dy provime që të masim formimin e të rinjve tanë pas mbarimit të arsimit të mesëm- letërsinë dhe matematikën.

Dhe ditën e provimit, lajmi i parë në media është se a u vodh a u koplua zgjidhja, a doli teza apo jo. Duke qenë se jemi një shoqëri që është projektuar të vjedhja dhe të hajdutët, media jonë, në çdo veprimtari, sheh banditë dhe hajdutë. Pra nëse ka një marrëdhënie në shoqërinë tonë, sipas llumit të zi që rrjedh në mediat shqiptare, ajo marrëdhënie është mes njërit që grabitet dhe një tjetër që grabit. Nuk ka asnjë përmbajtje tjetër. Askush nuk diskuton se si u katandisëm që, për shkak të skandaleve të herëpashereshme me pyetjet e provimit të letërsisë, tani autorët e këtij testi i kanë rënë shkurt, hartojnë një test që mund ta zgjidhë edhe një fëmijë i klasës së pestë.

Ndërkaq, ata që e kanë ndjekur provimin e maturës në Itali kanë parë se aty provimi më i vështirë, më i bukuri, më emocionali dhe më i ploti është ai i italishtes, jo provim për gramatikën siç vijojmë ne ta mbysim shkollën me infoamcione që merren në ciklin e parë e të dytë, por për italishten si gjuhë në të cilën është endur poezia, filozofia, sociologjia, kultura, pra për gjuhën si veshje të kulturës. Ndaj, të gjithë hyjnë në provim edhe me fjalorin e italishtes dhe pyetjet e formimit janë përzgjedhur të tilla që të rinjtë të tregojnë se si janë formuar në këta vjet. Edhe sivjet, ashtu si çdo vit, jepen 7 tema për të përzgjedhur ndër to 3 ose katër. Temat janë : e para- analizë teksti. Sivjet ishte një poezi nga Pasolini dhe nga Gatopardo. 2. Testi argumentativ ku ishin përzgjedhur tre fragmente tekstesh – nga Piers Brendon – vitet ’30, ato që shkundën botën, një tjetër nga Riccardo Maccioni për Respektin dhe një tjetër për epokën akullnajore.

Testi nga aktualiteti kishte një mesazh nga gjykatësi i famshëm Borselino dhe një tjetër mbi indinjatën si motor i sotëm i zhvillimit social. Koha pesë orë e plot të tjera. Mjafton kjo për të parë e për t’u bindur se krizën në arsim e kemi zbritur ne, sepse i kemi hequr arsimit palcën e dijes. Të gjitha disiplinat e sociologjisë, të filozofisë apo të kulturës në përgjithësi ne i kemi fshirë. Dhe kemi mbetur në nivelin foshnjor që e përfillim gjuhën shqipe vetëm si një mekanizëm që na mëson të flasim e të merremi vesh, por nuk e zhvillojmë fëmijën tonë edhe me aftësinë që ai të analizojë një tekst, të argumentojë, të reflektojë.

Shkolla jonë është në krizë jo sepse asaj i mungojnë godinat, por sepse asaj i është shkatërruar përmbajtja. E ndodhur nën ndikimin ideologjik, shkolla shqiptare e pastroi përmbajtjen e dikurshme socialiste dhe atë e la bosh e mbi trurin e fëmijëve u bënë e bëhen lloj-lloj eksperimentesh. Derisa kemi arritur në përfundimin qesharak që provimet e maturës janë kthyer si ato provimet e klasës së tetë që bënim dikur për gjuhën dhe matematikën. Mirëpo, problemi nuk është vetëm kaq. E keqja është se këtu nuk dëgjon më askush.

Next Post
Ministeriali i Taorminës në Itali, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

Ministeriali i Taorminës në Itali, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In