• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nata e sontme nën shi meteorësh

by
12/08/2015 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nata e sontme nën shi meteorësh

Mrekullohuni me shiun e dritës. Shiu i meteorëve, Perseida, që ndodh çdo vit, do të arrijë pikun gjatë natës së sotme.

Vëzhgimi me sy të lirë, varet nga moti dhe retë mund ta bllokojnë pamjen, por kush është duke fluturuar do ketë kushte më të përshtatshme edhe sepse sot është Hënë e re.

Perseidat janë copëza të kometës Swift-Tuttle. Çdo gusht, Toka kalon përmes resë së copëzave të kësaj komete. Ajo e ka përhapur këtë material, kohë më parë dhe tani ai shpërndahet si një lumë grimcash të rralla gjatë rrugës së saj rreth Diellit.

Këto copëza akulli dhe pluhuri, me përmasa sa një kokërr rëre ose një kokërr bizele, përplasen me atmosferën e Tokës me shpejtësi 60km/s (37 milie/s). Në këtë mënyrë, ato ngrohin ajrin përreth duke shkaktuar një rrymë karakteristike drite.

Shiu i meteorëve do të jetë i dukshëm në Hemisferën Veriore dhe deri në paralelin subtropikal në jug të Ekuatorit. Orët e para kur do vihet re, kudo që të ndodheni, janë nga ora 12.00 e natës, me orën tonë, deri në mëngjesin e nesërm. Kjo është koha kur pika nga e cila metorët do të nisen, ndodhet në pjesën më të lartë në qiell. Sa më e lartë kjo pikë, aq më shumë meteorë shfaqen.

Numri i meteorëve që do të shihen është përafërsisht 100 në orë. Ky shi është aktiv çdo vit nga 17 korriku në 24 gusht edhe pse për pjesën më të madhe të kohës, vetëm pak metorë në orë janë të dukshëm. Rrezatimi i tij shfaqet brenda konstelacionit të Perseut, nga merr dhe emrin.

Prof Mark Bailey, drejtori i Armagh Observatory në Northern Ireland, ka thënë që Perseidet janë “një nga shirat më të mirë dhe më besnikë të meteorëve në vit”. Alan MacRobert, redaktor i revistës Sky & Telescope ka deklaruar që qielli, pothuajse pa Hënë këtë vit, thotë që pamja të do jetë e shkëlqyer. Është hera e parë që nga viti 2007 që shiu i Perseideve koincidon me Hënën e re. Për shumicën e njerëzve, shirat e meteorëve shihen më mirë me sy të lirë. Specialistët këshillojnë të gjendet një vend të errët, larg dritave artificiale të qytetit dhe asgjë mos ta pengojë pamjen drejt qiellit.

Shezlongët ose batanijet janë ndenjëset më të mira për të parë qiellin pa u lodhur.

Disa i kanë parë dhe fotografuar meteorët Perseida, gjatë këtyre netëve, para pikut.

Merrni një batanije dhe bëhuni gati ta kaloni natën zgjuar në një fushë! Edhe sikur mos të besoni në plotësimin e dëshirave kur një meteor bie, ta shihni këtë shi meteorësh, është plotësim i një dëshire që të paktën një herë duhet ta keni ndjerë.

Next Post

Anjeza përsëri me foto të nxehta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti ku humbën jetën dy fëmijë, pezullohen nga detyra tre drejtues të Policisë Durrës

Aksidenti ku humbën jetën dy fëmijë, pezullohen nga detyra tre drejtues të Policisë Durrës

May 4, 2026
“Piloti fiku motorët”, çfarë zbulojnë të dhënat sekrete nga Boeing 737 mbi tragjedinë në Kinë

“Piloti fiku motorët”, çfarë zbulojnë të dhënat sekrete nga Boeing 737 mbi tragjedinë në Kinë

May 4, 2026
Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”

Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”

May 4, 2026
Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

May 4, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja, zgjidhje problemesh dhe surpriza në dashuri

May 4, 2026
“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

May 4, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

“Paketa e Maleve”

May 4, 2026
“Fajin e ka Blinken”/ Anëtari i kryesisë së PD: Basha ka marrë një vendim që nuk e dëshironte. Berisha i lënduar dhe i zemëruar, s’fiton

Për partitë tona mendimi ndryshe është “cilësi e borgjezisë”

May 4, 2026
DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

May 4, 2026
48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan

48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In