Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke parë numrin e besimtarëve gjithnjë e në rritje, për të cilët hapësirat e xhamive të Tiranës janë të pamjaftueshme për të vleresuar “Natën e Kadrit”, falja e Namazit të Teravisë do të kryhet sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .
Sipas Komunitetit Mysliman, krahas faljes së namazit të jacisë dhe të teravisë do të ketë edhe ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman dhe hoxhallarë.
Ndërkaq, programi do të nisë në orën 21:30 me lexim Kur’ani, ndërsa në orën 22:00 do të ketë një përshëndetje nga kryetari Skender Bruçaj dhe në orën 22:11 ezani i jacisë.