• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nasip Naço për të dytën herë ‘viktimë’ e Reformës në Drejtësi nga LSI

by Java News
05/02/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht përpjekjeve për ta paraqitur në publik LSI si një forcë politike unitare, me pozicionimin e saj si forcë politike që pretendon se është e majtë në krah të Berishës dhe Bashës, duket se në të vërtetë ujrat brenda kësaj partie nuk janë aq të qeta. Vetëm pak orë më parë u bë publik fakti se disa këshilltarë bashkiak të LSI i janë larguar kësaj force politike dhe i janë bashkangjitur PS. Në ditët që vinë pritet të ketë edhe largime të tjera në disa bashki të vendit. Si të mos mjaftonin këto, LSI ka larguar nga nënkomisioni për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP edhe deputetin e saj Nasip Naço, ish- ministër i Drejtësisë, duke e zëvendësuar këtë të fundit me Silvana Cakën. Për Naçon kjo është hera e dyrë që ai “bie viktimë” e reformës në Drejtësi, një herë kur ajo hartohej dhe Naço ishte ministër, dhe sot hera e dytë kur nis nga zbatimi i reformës. Pa dhënë shume shpjegime Naço u largua nga posti i Ministrit të Drejtësisë, duke u zëvendësuar nga Ylli Manjani, një kundërshtar ‘pa dorashka’ i Refomës në Drejtësi. Personazh që solli jo pak andralla gjatë kohës që hartohej dhe miratohej Reforma në Drejtësi.
Në periudhën kur u largua Naço zëra të besueshëm bënë të ditur se ai u hoq si Ministër Drejtësie, pasi si jurist, nuk mund të zbatonte streategjinë e krerëve të LSI për të bllokuar ose shtyrë në pafundësi hartimin e Reformës në Drejtësi. Por duket se për Nasip Naçon ‘koha s’ka qenë e kthjellët’ as pas vendosjes së tij në komisionin ad hock, lidhur me kandidatët për në KLGJ e KLP. Mosmarrëveshjet me lidershipin e LSI duket se kanë çuar në vendimin e Kryemadhit për të larguar Naçon dhe për ta zëvendësuar atë me Cakën. Këto lëvizje nga ana tjetër janë dhe dëshmi se paqja unitare brenda LSI me të cilën e drejtoi Meta për vite me rradhë është krisur. Pozicionimi i Kryemadhit në krah të Berishës dhe të Bashës është një fakt që nuk mund të gëlltitet aq lehtë, sidomos nga elektorati i majtë. Kjo u pa edhe në mitingun e 27 janarit kur në kohën që fliste Basha anëtarët e LSI ikën nga mitingu. Kjo aleancë e sforcuar dhe thjeshtë për interesa personale të krerëve të kësaj aleance nuk mund të prodhojë asnjë rezultat pozitiv dhe parashikohet që të jetë me pasoja afatgjatë për vetë LSI. Një ‘martesë’ e nisur keq që në fillim të tillë do ta ketë edhe vazhdimin, duke e bërë edhe ‘divorcin’ të pavlerë.
a.meta/ javanews.al

Next Post
Moti për sot, pasdite priten reshje bore, ja në cilat zona

Moti/ Ja si parashikohet koha këtë javë dhe a priten shira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In