• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nasip Naço: Kemi ekspansion policor. Duhen politika penale, jo amnisti e ngushtë

by A R
22/02/2024 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mungesë të 84 votave, Amnistisë Penale u tërhoq nga rendi i ditës së seancës plenare të kësaj të enjte (22 shkurt), ndërsa pikërisht rreth debatit që ka ngjallur kjo amnisti është diskutuar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH.

Kryetar i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, tha se amnistia e propozuar është e ngushtë, teksa theksoi se ajo që nevojitet janë në fakt politika penale.

“Kam një qasje tjetër në ligjin për amnistinë, nuk e pranoj që Ministri i Brendshëm, Prokuroria, Gjykata të ndjekin penalisht apo të dënojë qytetarë dhe të dali Parlamenti se bëjnë një kompromis dhe hajde t’i falim këta njerëz. Është qasje e gabuar nëse do shohim që i kemi burgjet plot dhe hajde t’i boshatisim. Sot kemi një ekspansion policor, kemi një agresivitet policor, i kanë inkurajuar të zbatojnë ligjin, të ndjekin penalisht këdo që shkel ligjin, sigurisht duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Jashtë konceptit tim e kam thënë që është e ngushtë si amnisti.

A do falet një nen apo dy, se ka interes një grup… mund të gjesh dhe një nen që ka gabime ortografike, në amnisti ke dhe një nen që nuk është fare në Kodin Penal, një gabim njerëzor që ata kanë bërë. Unë kam qasje tjetër dhe nuk e kuptoj këtë lloj amnistie. Nga e gjithë amnistia, të paktën sipas statistikave përfitojnë 600 persona në burgje, por kush nga këta politikanë do përfitojë nga këto vota, nëse e marrim për vota”, u shpreh ai.

Naço u shpreh se qasja e tij është që Prokurorisë dhe Gjykatës t’i jepet mesazhi që të mos japë dënime me burg për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore, por të ketë dënime alternative siç mund të jetë gjoba.

“Qasja dhe këndvështrimi duhet të jetë ndryshe. Unë nuk jam të boshatiset burgu por jam që nëpërmjet amnistisë, duke u shtrirë në 5 vjet, ne japim mesazhin Prokurorisë dhe Gjykatës që nesër për një peshkim të paligjshëm mos e fusin në burg kur me dënim alternativ mund ta dënojë me shërbim prove ose gjobë. Pra nëse mbahet kjo qasje, orientohet i gjithë sistemi gjyqësor”, theksoi Naço.

/a.r

Next Post
Nju Jorku padit TikTok, Facebook dhe YouTube për dëmtim të shëndetit mendor

BE nis hetim ndaj TikTok. Dyshime se ka shkelur detyrimet për mbrojtjen e të miturve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë…

October 9, 2026
Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com