Deputeti i PS-së dhe Kryetar i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço u shpreh se është larguar nga LSI dhe i është bashkuar PS-së sepse kanë kërkuar simpatizantët e LSI-së.
“Unë me ndërgjegje kam kandiduar për PS-në. Pas disa eksperimenteve të dështuara të LSI-së, nuk e pashë me arsye që të dështoja me sukses. Unë jam rreshtuar me PS-në sepse me ka kërkuar edhe elektorati LSI-së që të kaloja te PS-ja.
Njerëzit shpresojnë te shteti dhe një arsye është edhe rendi kushtetueses. Prandaj tani e lidhin me policinë. Polica çdo vit ndryshuar për më mirë në shërbim të qytetarëve. Për policinë duhet të jenë edhe institucionet e tjera dhe qytetarët. Ata duhet t’i dalin në krah kur bën punë të mirë, dhe ta denoncojnë kur ajo bën shkelje”, u shpreh Naço për Ora News.
/a.r