Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji, edhe zyrtarisht është futbollist i lirë. Kontrata e tij me skuadrën gjermane Kaiserslautern skadonte në qershor të vitit 2019.
Por me një marrëveshje dy palësh, Aliji dhe klubi gjerman kanë shkëputur bashkëpunimin e tyre.
Kështu përfaqësuesi shqiptar ka mbetur një futbollist i lirë dhe pritet rikthimi i tij në Zvicër. (b.an)