Ndonjëherë ajo që duhet është pak perspektivë për të parë se si veprimet tona ndikojnë mbi planetin.
Dhe, a ka perspektivë më të mirë se sa nga hapësira?
Ndryshimet klimatike për shkak të aktivitetit njerëzor po shkaktojnë ndryshime të dukshme mbi planetin tonë dhe NASA po vëzhgon efektet.
“Nëse vazhdojmë me kursin aktual, do të jetë e vështirë që ky planet të ushqehet, pasi është shumë nxehtë”, tha Ellen Stofan, shkencëtarja kryesore e NASA-s për “Business Insider”.
Në fakt, fotosinteza, procesi që të gjitha bimët përdorin për të kthyer dioksidin e karbonit në karbohidrate, reduktohet me shpejtësi në temperatura rreth 35 gradë Celsius.
Faktet tregojnë se ne mund të arrijmë shumë shpejt temperaturat e larta për shkak të aktivitetit që kryejmë në të gjitha fushat e jetës.