NASA ka publikuar një foto të mrekullueshme të një ajsbergu drejtkëndësh që lundron në detin Ëeddell jashtë Antarktidës. Agjencia amerikane e hapësirës tha se këndet e mprehta të objektit dhe sipërfaqja e sheshtë tregojnë se ajsbergu është shkëputur kohët e fundit nga “raftet” e akullit.
Fotoja u mor javën e kaluar nga shkencëtarët në kuadër të një projekti hulumtimi nga NASA.
Objekte të tilla nuk janë të panjohura, teksa quhen ajsbergë tabulare.”Ajo që e bën këtë pak të pazakontë është se duket pothuajse si një shesh”, tha Kelly Brunt, glaciolog në NASA dhe Universitetin e Marylandit.Është e vështirë për të treguar saktësisht se sa i madh është ajsbergu nga fotografia, por ekspertët thanë se ishte ndoshta më shumë se 1.6 km.
Si me të gjitha ajsbergët, pjesa e dukshme në sipërfaqe përmban vetëm një pjesë të vogël të masës së objektit – në këtë rast rreth 10%, përgatiti Express. (b.an)