• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NASA na sjell “zona të banueshme” në Enceladus dhe Evropa

by Java News
14/04/2017 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA njoftoi të enjten se hëna e Saturnit, Enceladus, dhe ajo e Jupiterit, Evropa, janë “zona të banueshme”, pasi në këto zona “del ujë i nxehtë dhe hidrogjen i lëngët”, që ndoshta mund të mbështesin jetën.

Të dhënat janë mbledhur nga fluturakja Cassini, e cila në Enceladus ka gjetur hidrogjenin molekular, i cili është njëri nga pjesët bazike të jetës në tokë.

“Prania e hidrogjenit është pikë referimi, e cila tregon se ka aktivitet hidro-termal brenda trupit, dhe kjo është interesante, sepse ne e dimë se çfarë ka në oqeanet tona, të cilat janë vende të rëndësishme, plot jetë dhe ndoshta njëri nga vendet e para ku është krijuar jeta në Tokë”, tha Hunter Waite, autori kryesor i studimit Enceladus.

Shkencëtarët besojnë se hidrogjeni është krijuar nga reaksioni hidro-termal ndërmjet oqeanit të hënës dhe bërthamës së tij shkëmbore. “Ne jemi goxha të sigurt se oqeani i brendshëm i Enceladus është i banueshëm dhe duhet ta eksplorojnë edhe më tej”, ka thënë Hunter Waite.

Teleskopi Hubble ka treguar se “uji del në pjesën më të ngrohtë të hënës së Jupiterit, Evropës”. Kjo është hera e dytë që e ashtuquajtura pendë e ujit është vërejtur në të njëjtin vend.

“Kjo është e rëndësishme, sepse pjesa tjetër e planetit nuk është e lehtë të parashikohet apo të kuptohet, dhe kjo ndodh për herë të dytë në vendin më të ngrohtë,” tha Britney Schmidt, autorja e studimit Evropa.

Enceladus, njëra nga shumë hënat e Saturnit, përmban kimikate që janë gjetur në Tokë dhe mendohet të jetë i banueshëm, gjë e cila sugjeron se nën sipërfaqen e mbuluar me akull të oqeanit mund të ketë qenie të gjalla. Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë menduar, se Enceladus është njëri nga kandidatët kryesorë për jetën në sistemin tonë diellor, por hulumtimet e fundit tregojnë se ai në fakt mund të jetë zonë e banueshme, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Meta në takimin me McCain: Klima politike në Shqipëri ndikim në rajon, zgjedhje sipas standarteve

Meta në takimin me McCain: Klima politike në Shqipëri ndikim në rajon, zgjedhje sipas standarteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

January 13, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

January 13, 2026
“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

January 13, 2026
E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In