Duket si fantashkencë por nuk është ashtu. NASA ka plane konkrete për të dërguar në Planetin e kuq një numër bakteriesh, të cilat do të fillojnë të shtohen, duke kontribuar për krijimin e atmosferës dhe të lëndëve mbi të cilat bazohet lindja dhe shtritja e jetës aty. Është një projekt që quhet “terraforming” (formimi i tokës), i cili parasheh popullimin gradual të planetit me bakterie, që do të nxisin krijimin e lëndëve kimike dhe të gazrave që do të krijojnë atmosferën e Marsit dhe do të rrisin nivelet e oksigjenit në ajrin marsian.
Sfida është e vështirë dhe e projektuar në të ardhmen. Por është më realiste sesa mendohet. Parashihet që kur popullsia e Tokës të ketë arritur nivele të papërballueshme, do të jetë e domosdoshme të hidhen sytë nga Marsi dhe duket se NASA po përgatitet për atë ditë.










