• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nartë/Ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar , rrezik për rrugëtimin e shpendëve!

by Java News
13/03/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hans von der Brilie, euronews

Shqipëria ndodhet në një nga zonat më të rëndësishme për zogjtë që migrojnë midis Europës dhe Afrikës.

Laguna e Nartës, e vendosur në pjesën jug-lindore të Detit Adriatik, dhe e përbërë nga mbi 10 000 hektarë tokë është vendi i mijërave zogjve në tranzit. Është vendi i dytë më i rëndësishëm për shpendë të mjediseve ujorë në Shqipëri, një nga arsyet pse kjo është një zonë e mbrojtur.

Zogjtë në Lagunën e Nartës tashmë duhet të shmangin plumbat nga gjuetarët pa leje dhe rrugët e zëna. Por armët dhe makinat nuk janë kërcënimi i vetëm për ta. Tani ka plane për të ndërtuar një aeroport ndërkombëtar brenda kësaj zone të mbrojtur.

Planet e diskutueshme

Plani i qeverisë nuk është vetëm për të ndërtuar një aeroport ndërkombëtar . Do të ketë gjithashtu ndërtime në shkallë të gjerë të hoteleve dhe vendpushimeve turistike.

Ne u takuam me disa nga ekspertët më të shquar të jetës së shpendëve në Shqipëri duke folur për alarmin mbi zhvillimet turistike dhe pikëpamjet e tyre. Shkencëtarët si Erald Xeka nga Shoqëria Ornitologjike Shqiptare dhe Zydjon Vorpsi, menaxheri i projektit në organizatën e mbrojtjes së natyrës, PPNEA janë të tmerruar nga planet.

Kjo zonë është një nga më të rëndësishmet e ekosistemeve ligatinore të Mesdheut.

Xeka tha: “zogjtë  flurojnë nga kjo zonë në Adriatik për të migruar, kështu që nnëse kjo zonë është nën kërcënim, do të jetë një pengesë për ta”.

Vorpsi shton se “këto plane janë kundër ligjeve tona kombëtare dhe ndërkombëtare. Shqipëria po aspiron të bëhet një vend anëtar i BE-së dhe këto plane janë kundër direktivave të zogjve dhe habitateve”.

Asnjë prej tyre nuk është kundër ndërtimit të një aeroporti, ata thjesht nuk duan që ai të ndërtohet në një zonë të mbrojtur.

Një zonë në nevojë për  rritje ekonomike

Por Laguna e Nartës është gjithashtu shtëpia e peshkatarëve. Viktor Moçka është një prej tyre. Ashtu si shumë prej banorëve të zonës, nuk shqetësohet për projektin e ri të aeroportit.

Ai beson se do të jetë një përfitim ekonomik për zonën.  Ai tha se “ky aeroport do të diçka pozitive për fshatrat dhe qytetet shqiptare, është afër dhe nuk do të duhet të shkojmë më në aeroportin e Tiranës.

Për më tepër, ata do të ndërtojnë një rrugë për në plazh dhe do të ndërtojnë shumë hotele. E gjithë kjo do të sjellë rritje të punësimit “.  Është e vërtetë që Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës dhe ky rajon ka nevojë urgjente për një rritje ekonomike.

Kryetari lokal, Dritan Leli, ka të njëjtin mendim si Viktor.

Ai e sheh qytetin e tij të Vlorës si të ardhmen e turizmit mesdhetar. Ai kundërshton argumentet e për migrimin e zogjve duke thënë se vendndodhja e aeroportit të ri dikur ishte tashmë një aeroport, raporton abcnews.al

Deri në fillimin e viteve ’90, kishte një aeroport ushtarak në vend.  Ai na tregon se është pjesë e punës  si kryetar bashkie për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe beson fuqimisht se aeroporti i ri do të diçka e mirë për rajonin. Ai dëshiron që ky aeroport të ndërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Xeka thekson se aeroporti i vjetër nuk ishte i vërtetë. Ai sheh një ndryshim të madh midis një aeroporti të vogël ushtarak dhe një aeroporti ndërkombëtar tregtar, si ai që ka propozuar qeveria.

Përmbushja e kërkesave për mbrojtjen

Laguna e Nartës dhe rrethinat e saj janë brenda zonës së mbrojtur  Vjosë-Nartë.

Vjosë-Nartë futet nën ‘Rrjetin e Zonave të Mbrojtura’ të Shqipërisë, njihet si ‘Zonë e Rëndësishme e Zogjve’ dhe si ‘Zonë kryesore e biodiversitetit’.

Ka edhe më shumë se kaq, vendi gjithashtu plotëson të gjitha kriteret për t’u klasifikuar si një “Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare” dhe është emëruar nga qeveria shqiptare si një vend kandidat për “Rrjetin smerald” sipas Konventës së Bernës.

Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu “Marrëveshjen ndërqeveritare për ruajtjen e Zogjve Ujorë Migrues Afro-Euroaziatik” (AEWA), e cila ka të bëjë me 92 specie në lagunën e Nartës.

Për më tepër, më shumë se 200 specie zogjsh të egër monitorohen në zonë.

Pavarësisht kësaj, ndërtimet e hoteleve janë kudo përgjatë vijës bregdetare. Sipas ekspertëve vendas, strategjia e vendit për të zhvilluar një industri më të madhe turistike është shkatërrimi i kënetave dhe habitateve të shpendëve, raporton abcnews.al

Zgjedhjet e ardhshme duket se kanë mbingarkuar biodiversitetin e zonës. Partitë politike, përfshirë ato që qeverisin dhe opozita kryesore, janë në anën e promovuesve të turizmit.

Vorpsi na tregon se ndërtimi në Vjosë-Nartë “është një çështje me rëndësi për të gjitha rrjetet e zonave të mbrojtura.

Nëse krijojmë një precedent të ndërtimit të investimeve strategjike kudo që duam, madje edhe në një zonë të mbrojtur, ne mund ta bëjmë atë më vonë edhe në zona të tjera “.

Xeka punon me një grup ornitologësh hungarezë. Kërkimi i përbashkët shqiptaro-hungarez mbi rrugët e ndryshme migratore filloi gjashtë vite më parë. Për të marrë të dhëna të sakta, zogjtë meshkuj janë të pajisur me radio me energji diellore. Por, pavarësisht rezultateve të hulumtimit, politikanët shqiptarë vazhdojnë ende me planet e tyre të infrastrukturës të lidhura me turizmin.

Shqetësimi i BE-së

Raporti i Komisionit Europian për vendin duke shqyrtuar legjislacionin shqiptar për investimet strategjike, një portë e mundshme për investime të mëdha në zonat e mbrojtura, ka ngritur shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit në Vjosë-Nartë.

Këto shqetësuan 37 organizata të botës së egër në të gjithë Europën, të cilët i shkruan një letër të Kryeministrit shqiptar.

Por shumë besojnë se nëse qasja nuk ndryshon, popullatat e prekshme të shpendëve ujore mund reduktohen në numër.

Xherri Xhemal është menaxher i projektit në organizatën  PPNEA. Ai ka folur për Pied avocet, një zog të bukur që thotë se “është një nga speciet që shumohen në zonë, i cili nuk mund të shumohet më nëse ndërtohet aeroporti”.

Arian Mavriqi është një fotograf i profilit të lartë të jetës së egër. Për të laguna e Nartës është një nga vendet e tij të preferuara të gjuetisë për fotografitë e mrekullueshme të shpendëve.

Ai thotë se sheh shumë zogj të ndryshëm në lagunën e Nartës dhe ka shumë foto të bukura por nuk është i sigurt nëse do vazhdojë ta bëjë diçka të tillë nëse ndërtohet një aeroport.

Ai shpreson që qeveria të ndryshojë mendim.

Pronari i ‘Tavernës së Miqësisë’ është një vendas që beson se aeroporti duhet të ndërtohet për të ndihmuar ekonominë lokale. Sidoqoftë, ai mendon se duhet të ndërtohet më larg për të mos dëmtuar eko-sistemin dhe speciet që jetojnë atje.

Shqipëria dëshiron të bëhet shtet anëtar i BE-së. Kjo do të thotë që vendi duhet të respektojë ligjin e BE-së, duke përfshirë direktivat europiane për të mbrojtur jetën e egër dhe habitatet.

Për momentin, planet për aeroportin janë ende në vazhdim. Por ekspertët e botës së egër vazhdojnë të luftojnë që kjo të ndryshojë sepse siç thotë Zydjon Vorpsi, ata nuk kanë “luksin të humbasin një perlë të tillë”. (Sonila Backa, abcnews.al)

Next Post
Covid 19 dhe udhëtime/ Ja planet që po ndërmarrin vendet në prag të verës

Covid 19 dhe udhëtime/ Ja planet që po ndërmarrin vendet në prag të verës

Comments 2

  1. Kici Pandeliu says:
    5 years ago

    Pse në Holandë nuk ka aeroporte pranë kënetave me shpendë ?

    Reply
  2. Tare Vuçidoli says:
    5 years ago

    O ti njeriu nga Hollanda, që na jep mënd, sa para ke marrë mga PD dhe LSI për këtë artikull ?

    Reply

Leave a Reply to Kici Pandeliu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In